Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka sqaruar qytetarët se është lehtësuar procedura për marrjen e dokumenteve.
Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë, se të gjitha dokumentet e nevojshme mund të merren nëpërmjet portalit e- albania.
“Këshilli i Ministrave ka vendosur që vërtetimet e pensionit, kartën e shëndëtit dhe certifikatat, qytetarët mund t’i shkarkojnë nëpërmjet portalit elektronik e-albania.
Çdo institucion nuk do t’ua kërkojë më qytetarëve këto dokumente,por do të dërgohen online duke kursyer sorollatjet e panevojshme te gjithë atyre që do marrin këto shërbime”, ka thënë ministrja Manastirliu në deklaratën e saj.