Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Pritet zhvillimi i tregut të huasë vendore: Bankat, të interesuara për obligacionet e bashkive

$
0
0

Bashkitë së shpejti mund të shohin emetimin e obligacioneve bashkiake, si një alternativë për të financuar shpenzimet e tyre, teksa pritet zhvillimi i tregut të huasë vendore.

USAID, në dokumentin e projekt-planifikimit dhe qeverisjes vendore, që është në proces diskutimi, ka pohuar se institucionet bankare në Shqipëri kanë filluar të interesohen për emetimin e obligacioneve bashkiake si një instrument i ri financimi.  Në këtë rast normat e interesit mund të jenë më të favorshme se në rastin e kredive. Në kuadër të një tregu ende të pazhvilluar këto procese kërkojnë vëmendje të veçantë për plotësimin e infrastrukturës së tregut financiar. Politikat e bankave e shikojnë si pjesë të planeve të tyre të huasë për pushtetin lokal, thuhet në raport.

USAID rekomandon se, duke marrë në konsideratë kontekstin e Shqipërisë, pritshmëritë dhe kërkesat e reformave decentralizuese të ndërmarra nga qeveria, propozohet një limit maksimal prej 5% ndaj PBB-së për huamarrjen vendore nisur nga eksperienca e vendeve të ndryshme në Europë ku si mesatare ky tregues luhatet 5,2 -5,9%.

Por duke analizuar nivelin e të ardhurave të qeverisjes vendore në vendin tonë në raport me PBB-në (aktualisht rreth 2.2%), bazuar edhe në limitet e caktuara të Ligjit të Huamarrjes Vendore, USAID vlerëson që huaja vendore mund të shkojë në nivel stoku 3,08% e PBB-së. Prandaj niveli i parë paraprak i kufizimit mund të jetë 3%, pas të cilit ligji mund të parashikojë masa kontrolluese dhe frenuese të huamarrjes së re.

Me reformën e decentralizimit supozohet që do të rriten kapacitetet e mbledhjes së të ardhurave vendore për NJQV-të, duke përmirësuar aftësitë financiare për të marrë e shlyer borxhin vendor.

Eksperienca e vendeve të rajonit tregon që niveli i decentralizimit shprehur në tregues sasiorë lidhur me të ardhurat apo shpenzimet ka arritur në 6% të PBB-së (Serbia, Maqedonia). Prandaj një kufi limit për huamarrjen vendore në 5 % të PBB-së është i justifikuar edhe nga pikëpamja e qëndrueshmërisë së këtij borxhi (raporti me të ardhurat) si dhe zhvillimit të decentralizimit.

USAID argumenton se, ky kufi do të krijojë menjëherë hapësirën e nevojshme për huazimin nga njësitë e qeverisjes vendore që duan të përthithin fonde të tilla në mënyrë efektive, por në të njëjtën kohë do detyrojë Qeverinë Qendrore të adoptojë politika fiskale rigoroze.

Bankat e Nivelit të dytë të cilat i kanë dhënë kredi njësive të qeverisjes vendore vlerësojnë  bashkëpunimin me këto njësi dhe pavarësisht vështirësive fillestare ekziston një vullnet për të zhvilluar tregun e huasë vendore. Këto kredi kryesisht janë bërë për investime publike në mbështetje të zhvillimit të infrastrukturës bashkiake./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663