Në kuadër të luftës kundër informalitetit, një denoncim interesant vjen në faqen Nisma Thurje.
Denoncimi i Endrit Shabanit lidhet me një restorant në pronësi të deputetit socialist, Dash Peza.
“Ndihme! Mbreme isha ne Peze, tek nje lokal qe mendohet se per disa vite ka sherbyer si shtepi per Kryeministrin. Po te shikoni NIPT-in ne QKR do shikoni se ne pronesi te kujt eshte lokali. Ne lokal kishte gati 500 kliente, perfshi edhe deputetin perkates te PS apo shume funksionare te tjere publik. Tani kam nevoje per ndihmen tuaj per te kuptuar a eshte tatimore kjo fature?! Une nuk besoj se Kryeministri yne te kete dy standarde: nje per deputetet e tij dhe nje per hallexhinjte qe perpiqen te mbijetojne permes biznesit te vogel. (Nuk po merrem me mashtrimin tjeter qe 30% e fatures eshte nje produkt misterioz – km event)” thuhet në denoncim.