Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Paratë e pista investohen në ndërtim, gjobiten 6 kompani

$
0
0

Gjashtë shoqëri ndërtimi mjaft të njohura në vend, mes të cilëve edhe një resort turistik, janë gjobitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave për mosrespektim të procedurave të raportimit të rasteve të dyshimta.

Shoqëritë i kanë kundërshtuar gjobat dhe kanë ngritur padi kundër kësaj Drejtorie në Gjykatën Administrative, raporton “tv Scan”.

Sektori i ndërtimit është një prej më të ekspozuarve kur vjen fjala te pastrimi i parave.

Jo vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, por edhe Policia e Prokuroria janë shprehur se një pjesë e mirë e parave të ardhura nga krimi kanalizohen në ndërtimin e hoteleve e resorteve turistike.

Plot 184 raste të dyshimta për pastrim parash kanë raportuar përgjatë vitit 2016 institucionet shtetërore.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme raportoi 134 raste gjatë vitit të kaluar duke treguar edhe një herë trendin që ka pasur ndër vite investimi i parave që vijnë nga aktivitetet kriminale./SCAN/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Latest Images

Trending Articles


Magjia e shkelur


Gjurmë të poezisë indoeuropiane në emra ilirë


Sipas: igli


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Primo Shllaku: Pikëpyetja me të cilën gruaja ime u largua nga jeta


alien ne enderr


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


“Tabutë e seksit”, Armida Elezi: Me partnerin kam eksperimentuar edhe me një...


SEX


Harta e Kosoves