Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Bizneset që nuk paguanin tatimet dekonspiruan veten duke ulur qepenat

$
0
0

kasBizneset që nuk paguanin tatimet u dekonspiruan vetë që ditën e parë të nisjes së aksionit të qeverisë kundër evazionit. Shumë biznese në Tiranë dhe qytete të tjera nuk u hapën të martën e 1 shtatorit dhe as sot, nga frika e kontrollit të tatimorëve.

Ulja e qepenave është provë se këta biznese kanë operuar deri tani në shkelje të ligjit.

Nuk ka si të shpjegohet ndryshe që gjysma e dyqaneve në rrugët më të njohura tregtare, si Myslim Shyri apo rruga e Durrësit dhe dhjetëra zona të tjera u mbyllën njehërësh.

Që këta subjekte e kanë ushtruar aktivitetin në kundështim me ligjin për vite me radhë, duke mos paguar taksa, e provon edhe fakti se Qendra Kombëtare e Regjistrimit nuk po arrin dot këto ditë t’i regjistrojë të gjitha subjektet që janë dyndur në zyrat e saj.

Tjetër dëshmi për informalitetin dhe evazionin është numri i kasave fiskale. Vetëm në një ditë shiten deri në 400 kasa, aq sa më parë shiteshin për një muaj.

Mbyllja e këtyre bizneseve në ditët e para të aksionit është denoncimi që ata i bënë vetes për shmangien e tatimeve për një kohë të gjatë dhe kjo situatë nuk ka qenë e panjohur për punonjësit e tatimeve.

Kryeministri Rama foli për një bashkëpunim mes disa tatimorëve dhe këtyre bizneseve.

Në të njëjtën mënyrë si në Tiranë, bizneset që shmangin tatimet u dekonspiruan edhe në Durrës, Vlorë, Fier e qytete te tjera të mëdha të vendit. /Tv Klan


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles