Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Banka Kombëtare Tregtare, deklaratë për shtyp: JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me AAA (Alb) për të nëntën herë radhazi

$
0
0

(Tiranë, 12 Qershor, 2017) – JCR Eurasia Rating, ka vlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare
për të nëntën herë radhazi me notën ‘AAA (Alb)’ dhe me një situatë “të qëndrueshme”
terma afatgjatë në nivel kombëtar e cila tregon nivelin më të lartë të investimit. Për më tepër,
JCR-ER ka përcaktuar Notën Afatgjatë Ndërkombëtare në Monedhë të Huaj dhe Vendase të
BKT-së në “BBB-”, një nivel më lart se vlerësimi maksimal i vendit.

JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga
agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë. AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme
brenda tregut vendas dhe tregon se BKT ruan pozitat e saj si institucioni bankar më i besueshëm
dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri.

JCR-ER ka vërejtur se duke zotëruar 27,23% të tregut përsa i përket aseteve, BKT dominon
sektorin bankar Shqiptar si banka më e madhe në Shqipëri. BKT ka performuar në mënyrë të
dukshme mbi mesataren e sektorit në të gjitha fushat kryesore të aktivitetit bankar si asetet,
huatë, depozitat, kapitalin dhe fitimin neto, duke forcuar pozitën e lidershipit në tregun Shqiptar.
Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, treguesit e përfitueshmërisë mbi mesataren e sektorit,
baza shumë e gjerë e depozitave, rritja mbi mesataren, niveli shumë i ulët i kredive me probleme
dhe rritja e pjesës së tregut janë faktorët kryesorë që e diferencojnë BKT-në nga sektori
në një drejtim pozitiv dhe mbështetës kundrejt të gjitha vlerësimeve të dhëna.

BKT zotëron rrjetin më të madh të degëve në sektorin bankar Shqiptar, i integruar me
përdorimin efektiv të kanaleve alternative të shpërndarjes, përfshirë këtu ATM, internet dhe
mobile banking. Si gjithmonë, një pionere në implementimin e risive tekonologjike, e drejtuar
edhe nga kërkesat e klientëve, BKT është fokusuar në bankingun dixhital, duke ofruar shërbime
innovative me produktivitet dhe përfitueshmëri të lartë.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Latest Images