Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Programet ekonomike: Premtimet e partive të mëdha për 4 vitet e ardhshme

$
0
0

Nga 220 mijë vende pune që premtojnë socialistët te premtimi i fortë i demokratëve për të ulur TVSH-në 15 për qind. LSI vjen me një paketë të plotë për bujqësinë e turizmin dhe premton 170 mijë vende pune. Gara e premtimeve të tre partive të mëdha për ekonominë e katër viteve të ardhshme.

Nga ajo çfarë tre partitë e mëdha kanë prezantuar deri më tani programi ekonomik i socialistëve është më i plotë dhe më i detajuar. Ai ka në përmbajtje të tij një vizion për punësimin, rritjen ekonomike, përfshirjen në ekonomi të grupimeve sociale si të rinjtë dhe gratë, sistemin fiskal, pagat dhe pensionet. Në shumë drejtime veçanërisht në atë të mbështetjes së grupimeve sociale por edhe të zhvillimit të sektorëve të caktuar të ekonomisë si turizmi e bujqësia me programin e socialistëve është i përafruar edhe programi i LSI, ndonëse në paraqitjen e tij ai është më i koncentruar se manifesti i socialistëve dhe është i përqendruar më së shumti te premtimet. I një natyre tjetër është programi i PD, një program i konsultuar me ekspertë gjermanë javë më parë. Ai më së shumti është i fokusuar në një reformë të thellë fiskale ku në krye të listës është premtimi për të ulur taksën më të rëndësishme në të ardhurat buxhetore, TVSH, nga 20 për qind që është sot në 15 për qind. Por e një rëndësie të ngjashme është edhe futja e taksës së sheshtë në 9 për qind duke hequr dorë nga taksa progresive të cilës socialistët i qëndrojnë fort që nga dita kur e rikthyen, katër vjet më parë.

PROGRAMI SOCIALIST

Rritja ekonomike 5.5 për qind e PBB-së është premtimi që përmbledh të gjithë programin e socialistëve. “Gjatë katër viteve të ardhshme, ne garantojmë një rritje ekonomike mesatare 4.5 për qind për të arritur në 5.5 për qind në fund të mandatit të dytë. Rritja do të garantohet nga konsolidimi i reformave të ndërmarra në mandatin e parë, zbatimi i politikave të duhura sektoriale, shtimi i investimeve vendase dhe të huaja në ekonomi dhe rritja e konsumit të popullatës, përmirësimi i cilësisë së kapitalit njerëzor”, thuhet në programin socialist.

Ndër premtimet e manifestit socialist përfshihen edhe ulja e Borxhi Publik. “Ne jemi të vendosur për të vazhduar konsolidimin fiskal. Ne do të garantojmë vazhdimin e financimit të investimeve publike në rreth 5% të PBB-së”. Ndërkohë në punësim socialistët janë të parët me premtimin për 220 mijë vende të reja pune. “Përshpejtimi i qëndrueshëm i rritjes ekonomike, zbatimi i reformës në drejtësi, konsolidimi i mëtejshëm i institucioneve shtetërore, forcimi i shtetit ligjor, shtimi i investimeve në ekonomi, aplikimi i politikave nxitëse në sektorët prioritarë, si dhe ndërhyrjet për të siguruar një ofertë më cilësore në tregun e punës, do të jenë faktorët kryesorë që do të mundësojnë krijimin e 220 mijë vendeve të reja të punës në mandatin e dytë. Ne e konsiderojmë punësimin si një e drejtë e patjetërsueshme e çdo qytetari të aftë për punë”. Jashtë fokusit të programit socialist nuk janë as premtimet për paga më të larta e taksa më të ulëta. Ne do të lehtësojmë barrën fiskale në 18 për qind, për të ardhurat nga pagat e niveleve të larta. Beteja jonë me informalitetin do të vazhdojë, në emër të mbrojtjes së punës dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët por edhe të garancisë se merita dhe profesionalizmi do të marrin shpërblimin e duhur. Deri në fund të mandatit, do të rrisim deri në 40 për qind pagat, ku prioritet do të kenë sektorët e arsimit dhe shëndetësisë. Jemi të bindur se rritja e kapaciteteve njerëzore me profesionalizëm mbetet thelbësore për mirë-qeverisjen e vendit. Ne do të rrisim pagat e administratës publike për të rritur qëndrueshmërinë e institucioneve. Brenda mandatit të dytë, paga minimale do të arrijë 30 mijë lekë”.

Pensionet. Paketa e solidaritetit për pensionistët 24 miliard lekë dhe 7- 10 mijë lekë çdo fundvit për çdo pensionist! Kujdesi ndaj moshës së tretë gjatë mandatit të parë do të vazhdojë të theksohet edhe në mandatin e dytë.

Taksat. Tatim-Fitim 5% për prodhimin në Teknologjinë e Informacionit. Do të stimulojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimin e teknologjisë së informacionit, ku bizneset që investojnë në zhvillimin e saj do të kenë një normë tatimi për fitimin prej 5%, duke synuar afrimin e kompanive të rëndësishme të industrisë.

Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave, fuqizimi i kompetencës ekonomike dhe sociale të rinisë.

Bujqësia, një sektor prioritar! Ne do të konfirmojmë mbështetjen e bujqësisë ku përveç vazhdimit të politikave të aplikuara gjatë mandatit të parë, do të synohet zhvillimi cilësor i sektorit duke arritur një raport më të drejtë midis kontributit të bujqësisë në PBB, në punësim si dhe shtimin e vlerës së produkteve bujqësore (përmes përpunimit apo varieteteve të përmirësuar). Do të përfundojmë procesin e shpërndarjes së certifikatave të pronësisë së pronës bujqësore brenda mandatit të dytë qeverisës. Një paketë financimi 232 milionë dollarë socialistët e premtojnë vetëm për Bujqësinë

Energjia. Një treg energjetik potencial dhe modern i orientuar drejt eksportit. Prioritet në katër vitet e ardhshme do të jetë përfundimi i liberalizimit të tregut për tensionin e lartë dhe të mesëm, investimi në burimet kryesore të gjenerimit, fuqizimi i linjave të transmetimit të brendshëm dhe interkonjeksionit me vendet e rajonin.

Biznesi. Mjedis i favorshëm për zhvillimin e biznesit. Mandati i dytë qeverisës do të karakterizohet nga qëndrueshmëria e legjislacionit fiskal dhe modernizim i mëtejshëm i administratave fiskale, rritja e përdorimit të teknologjisë së informacionit për të minimizuar kontaktet ne terren të administratës me biznesin.

Projekti “1 Miliard”. Një tjetër partneritet me biznesin do të jetë Paketa “1 Miliard”, si një nismë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë kombëtare në sektorë të ndryshëm, duke u fokusuar në atë social, turizëm dhe infrastrukturë. 

PROGRAMI i PD

Reformë fiskale për të krijuar një sistem fiskal të thjeshtë, të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm. Ky është objektivi ynë i parë. Biznesit do i ofrohet ç’do mundësi për të qenë në gjendje të konkurrojë. Në themel të sistemit janë taksat e ulëta dhe të sheshta: 9 për qind për të ardhurat personale, 9 për qind për fitimin e kompanive. TVSH do të ulet në 15 për qind. Tatimi mbi dividentin do të bëhet zero. Kjo është e vetmja mënyrë për tu bërë konkurrues me fqinjët tanë në rajon dhe për ta bërë ekonominë tonë të aftë të thithë investime të brendshme dhe të huaja, për të ndryshuar situatën aktuale ku sipas vetë Bankës Botërore investitorët e huaj e shohin Shqipërinë zgjedhjen e fundit në Ballkan.

Sistemi fiskal: Taksë e sheshtë në nivelin 9 %, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në nivelin 15 %. Asnjë qindarkë, cent, euro apo dollarë nuk do të merret borxh për shpenzime luksi, por vetëm për investimeve publike. Përparësinë do ta kenë investimet publike që nxisin zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Do të konsolidojmë dhe eliminojmë taksat e fshehta ose të dubluara, tarifat administrative paralele siç janë taksat mbi karburantet, apo mbi ambientin apo si këtu në bashkinë e Tiranës për shkollat apo taksa e prezantuara para dy apo tre ditësh 30 mijë lekëshi për patentën, taksat që sa vijnë e shtohen të një qeverie që i kanë shteruar jo vetëm paratë por edhe idetë. Fuqizimi i kapitalit njerëzor përmes mbështetjes së arsimit dhe rritjes përmes fleksibilitetit të tregut dhe shtimit të vendeve të punës. Biznesit do t’i ofrohet çdo mundësi për të qenë në gjendje të konkurrojë pas viteve mbytëse që ka përjetuar.

Transparencë të shpenzimeve publike. Mjeti i vetëm që ekziston për të ulur korrupsionin, klientelizimin dhe abuzivizmin është transparenca dhe kufizimi i pushtetit. Këtu ne do të zbatojmë një program të thellë transparence të shpenzimeve, prokurimit dhe kontraktimit publik.

Të gjitha kontratat publike do të jenë transparente, të gjitha ofertat e ardhura për shërbime publike do të jenë të aksesueshme nga sipërmarrja dhe qytetarët, përmes një sistemi digjital, online. Të gjitha vendimet në lidhje me prokurimet dhe kontraktimet do të bëhen publike, nuk do të lejojmë prokurime me fonde publike me një kandidat, e aq më pak që çdo tender e koncesion ta marrin vetëm 11 klientë të qeverisë, siç ndodh sot.

Konsolidim dhe finalizim të infrastrukturës përmes investimeve publike. Nuk do të ketë investime fasadë në qeverinë e ardhshme të Shqipërisë. Nuk do të ketë që gjysma e rrugës të mbillet me palma dhe gjysma tjetër të jetë me gropa. Nuk do të ketë investime fasadë, që i mbushin xhepat e qeveritarëve duke zbrazur xhepat e taksapaguesve dhe duke rrënuar konkurrueshmërinë dhe besimin e sipërmarrësve, por vetëm investime që i shërbejnë zhvillimit dhe punësimit. Prioritet do të jetë përfundimi i veprave të mëdha, që edhe sot e kësaj dite mbeten të papërfunduara siç është Korridori 8, rruga Tiranë-Elbasan, siç është Rruga e Arbrit, përfshi tunelin, siç është përfundimi i akseve të jugut, Unaza e Madhe e Tiranës dhe miliona e miliona euro investime të domosdoshme për sistemin e ujitjes dhe rrugëve që ndihmojnë aksesin në bujqësi, po kështu ujësjellës-kanalizime. Rritja e investimeve, si private të brendshme ashtu edhe të huaja dhe investimeve publike, janë çelësi për të krijuar punësimin. Rritja e mundësive për punësim është mundësia e vetme për eliminimin e varfërisë, është mënyra e vetme për krijimin e mirëqenies. Programi ynë ekonomik jo vetëm nxjerr përfundimisht ekonominë shqiptare nga kriza dhe apatia, por e fut atë në rrugën e një zhvillimi të përshpejtuar ekonomik, në përputhje me potencialet e jashtëzakonshëm të këtij vendi dhe të këtij tregu pune. Ky është programi ekonomik me taksat më të ulëta në historinë 26-vjeçare të demokracisë dhe vendos gjithçka në mbështetje të sipërmarrjes së ndershme, gjithçka në mbështetje të sipërmarrjes së ndershme.

EKONOMIA SIPAS LSI

LSI në programin e saj flet për 100 mijë vende pune të mirëpaguara për të rinjtë. zhvillimin e bujqësisë e turizmit, uljen e taksave për biznesin si dhe rritjen e ekonomisë. 100 mijë vende pune të mirëpaguara. Punësimi. Nga 170 mijë vende të reja pune të programuar me saktësi në plan 100 mijë vende të reja pune të mirëpaguar janë menduar vetëm për të rinjtë.

Taksat. LSI premton të bëjë zero TVSH për produktet bujqësore, përgjysmim i TVSH për produktet bazë të shportës nga 20% në 10%, zero % tatimin mbi fitimin në bujqësi. Heqja e tatimeve për 5 vjet për këdo që zhvillon turizmin në zona të thella malore dhe rurale është një stimul për të aktivizuar potenciale dhe resurse aspak të shfrytëzuara deri tani. Në programin e kësaj force politike thuhet: “LSI me Planin e Transformimit Ekonomik dhe Social do të çliroj potencialin e plotë të ekonomisë shqiptare për të krijuar 770 mijë vende të reja pune për 4 vitet e ardhshme në sektorët më vital të ekonomisë (Bujqësi,Turizëm, lnfrastrukturë, Industri dhe Shërbime), nga këto 700 mijë vende të reja pune të mirëpaguara do të krijohen vetëm për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë. Premtimet kryesore të LSI-se: Platforma fiskale – për taksa 60% më të ulëta dhe formalizim të plotë të ekonomisë, Bizneset që kanë një xhiro vjetore deri në 20 milion lekë do të kenë tatim fitimin vetëm 5%, nga 15% që është aktualisht, Bizneset me xhiro vjetore nga 20 milion lekë deri në 100 milion lekë do të kenë tatim fitimin 8%, nga 15% aktualisht, Bizneset me xhiro vjetore mbi 100 milion lekë do të kenë një normë tatim fitimi 10%, nga 15% aktualisht. Tatimi mbi të Ardhurat Personale 1. Pagat deri 35.000 lekë në muaj, zero tatim mbi të ardhurat personale. 2. Pagat 35.000 – 200.000 lekë në muaj, tatimi (TAP) 8%, do të llogaritet vetëm mbi shumën 35.000 lekë 3. Pagat mbi 200.000 lekë do të aplikohet tatimi 10%. Përgjysmim të TV5H-së për konsumin bazë. 7V5H-ja për produktet bazë të shportës do të përgjysmohet nga 20% aktual ishte në 10% që do të përkthehet në ulje të çmimeve të këtyre produkteve me rreth 10%.

Buxhetet. LSI angazhohet që të mbi 3-fishojë buxhetin për Bujqësinë nga 0.7% e PBB-së aktualisht, në 2.5% të PBB-së brenda mandatit qeverisës. LSI synon që buxheti për arsimin të rritet në S% të PBB-së dhe pagat për arsimtarët të rriten me 50% brenda mandatit qeverisës.

LSI angazhohet që të dyfishojë buxhetin për shëndetësinë në nivelin e S% të P813-së brenda mandatit qeverisës.

Bujqësia. Plani për një Bujqësi Moderne 50 mijë vende të reja pune 1. Mbi 250 milionë euro në vit financime për bujqësinë, ku prioritare do të jetë subvencionimi i farave, i plehrave, pesticideve dhe mekanikës bujqësore. LSI ka si objektivin madhor të saj dyfishimin e të ardhurave mesatare të familjeve në zonat rurale përmes rritjes së prodhimit kombëtar bujqësor nga 2 miliard euro aktualisht, në 4 miliard euro brenda mandatit. LSI propozon TVSH – 0 % për produktin bujqësor dhe 0% – Tatim Fitimi për fermerët dhe biznesin bujqësor si masë direkte në ndihmë të fermerëve, në ndihmë të konsumatorëve duke ulur çmimet me 20%, si dhe në ndihmë të investimeve dhe formalizimit të sektorit bujqësor. LS1 propozon skemën e subvencionimit për të gjithë fermerët përmes Programit të “Pagesave Direkte në një Sportel” – pra një shumë financiare unike për të gjithë fermerët mbi bazën e volumit të prodhimit dhe i llojit të produktit.

Bizneset agro-përpunuese do të përfitojnë kredi të buta me interes 2% nëse punësojnë mbi 15 punonjës dhe eksportojnë të paktën 50% të produktit të tyre. Bizneseve të reja agro-përpunuese që punësojnë mbi 15 punonjës u hiqen taksat dhe tatimet për 3 vitet e para.

Turizmi. Plani për një Turizëm Potencial 50 mijë vende të reja pune. Shqipëria është e bekuar nga pasuritë natyrore me potenciale të pashtershme turistike akoma të pashfrytëzuara. L51 ka si objektiv madhor për Turizmin — dyfishimin e kontributit të tij direkt në ekonomi në rreth 15% të PBB-së. Turizmi është një sektor strategjik me potencial për thithjen e investimeve të huaja dhe krijimin e mbi 50 mijë vendeve të reja të punës (turizëm bregdetar, malor, ekoturizëm, gjeoturizëm, historik, agroturizëm, kulinar, shendetësor etj.).

Infrastruktura. Plani për Infrastrukturë Moderne dhe Industri Konkurruese, 50 mijë vende të reja pune. Shqipëria ka nevojë për investime integrale në infrastrukturë (rrugë, porte, aeroporte, hekurudhë etj.), nga ana e qeverisë dhe sektorit privat për të mbështetur sektorët e tjerë prioritar të ekonomisë si Bujqësia, Turizmi, Manifaktura dhe shërbimet në tërësi me synim zhvillimin dhe modernizimin ekonomik të vendit. LSI angazhohet për të hartuar një Strategji Kombëtare të Infrastrukturës dhe Industrisë që do t’i paraprijë Masterplanit të Zhvillimit Infrastrukturor dhe Industrial, kryesisht me fokus në modalitetet e Transportit (rrugor, detar, ajror dhe hekurudhor) me projekte konkrete, ku të përcaktohet qartë harta e investimeve, fatura buxhetore dhe skemat potenciale të përfshirjes financiare të sektorit privat përmes PPP-ve. Po ashtu, LSI do të angazhohet përmes një plani konkret për ti dhënë një mbështetje dinamike Industrisë vendase si dhe për të tërhequr kompanitë e huaja që të investojnë jo vetëm në industrinë nxjerrëse (naftë, gaz, minerale) apo energjetike, por kryesisht në Zonat e Lira Ekonomike dhe Zonat Industriale dhe Teknologjike për ta kthyer Shqipërinë në një qendër rajonale industriale për Europën Juglindore duke shfrytëzuar pozitën gjeografike dhe potencialet portuale të vendit tonë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles