Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Strategjia Adriatiko-Joniane, Shqipëria e para në rajon

$
0
0

Shqipëria rezulton e para nga vendet e Ballkanit Perëndimor me 29 projekte nga 35 të cilat u miratuan gjatë forumit  të dytë të Strategjisë së BE-së për rajonin Adriatiko-Jonian në Janinë

Nga Erjona Rusi

Forumi i dytë i Strategjisë së BE-së për rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR) që u mbajt në 11-12 Maj në Janinë të Greqisë ka ndërmarrë hapin e parë konkret për zhvillimin ekonomik dhe social të këtij rajoni duke promovuar turizmin, rritur bashkëpunimin por edhe konkurencën. 35 projekte u miratuan gjatë këtij forumi ku morrën pjesë përfaqësues nga 8 vende Shqipëria, Bosnie-Herzegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali I Zi, Serbia dhe Sllovenia. Projektet do të financohen nga Programi Adriatiko-Jonian (ADRION), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, Program i cili është ideuar të financojë ndërhyrje që janë në përputhje me Strategjinë Adriatiko-Joniane. Kjo e fundit është një nismë për krijimin e makro-rajonit adriatiko-jonian , i cili pëfshin katër vende anëtare të Bashkimit Europian dhe 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për projekte të cilat pritet të nisin të zbatohen në tetor të këtij viti me një vlerë prej rreth 39 milionë euro në total të financuara nga Bashkimi Evropian dhe që kanë në focus 4 shtyllat kryesore të kësaj strategjie: 1) Blue Groëth (Zhvillimi ujor që përfshin peshkimin dhe qeverisjen detare e bregdetare), 2) Ndërlidhjen (Transporti detar dhe rrjeti I energjisë), 3) Cilësia mjedisore (mjedisi detar, biodiversiteti ujor dhe habitatet ndërkombëtare) si dhe 4) Turizmi I qëndrueshëm (diversifikimi I ofertave turistike dhe menaxhim më i përgjegjshëm turistik).

Shqipëria, e para në rajon

Sicc sqaron dhe Gentian Xhaxhiu, përgjegjës I Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe Transnacional në Ministrinë e Integrimit Evropian, I cili ishte I pranishëm në forum, Shqipëria rezulton të jetë e para nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor përsa I përket numrit të projekteve nga të cilat  përfiton. “Lajmi I mirë është që morinë e 35 projekteve që u miratuan, Shqipëria e gjen veten me 29 partnerë. Kjo nuk do të thotë që Shqipëria është në 29 prej tyre sepse një projekt mund të ketë 2 partnerë shqiptarë. Pra Shqipëria është partnere në 29 projekte dhe vendi I dytë në rajon është Mali I zi me pjesëmarrje në 18 projekte. Sic e shihni diferenca është jashtëzakonisht e madhe. Ndërsa Serbia, për të cilën kishte shumë pritshmëri ka vetëm, 13 partnerë. Vendi që ka më shumë partner është Italia duke qënë se edhe programi Adrion menaxhohet nga rajoni I Emiglia Romagna”-tha Xhaxhiu. Sipas tij të 35 projektet që u miratuan në Forumin e dytë EUSAIR në Janinë janë të fokusuara në 3 prioritete kryesore, thuajse të njëjta me 4 shtyllat e strategjisë Adriatiko-Joniane.

Xhaxhiu thekson se, ka një sërë projektesh ku Shqipëria merr pjesë, por veccon ato në fushën e turizmit ndërsa na jep detaje për një prej tyre. “Një nga projektet është asistimi I vendeve pjesëmarrëse për kategorizimin e hoteleve dhe njësive që ofrojnë shërbime turistike. Pra vendosja e yjeve për hotelet por që do të bëhet në mënyrë të standartizuar për të gjithë rajonin që laget nga deti Adriatik dhe Jon. Kjo do të thotë se nëse një hotel ka 3 yjë në bregdetin Italian apo atë kroat, atëherë edhe një hotel që do të vlerësohet me 3 yje në Shqipëri do të ketë të njëjtin standard. Pra flasim për hotelet dhe restorantet. Ky ishte një projekt interesant që do të nisë së shpejti të zbatohet”-tha Xhaxhiu.

Edhe Lena Andersson Pench nga Drejtoria e Përgjithshme mbi Politikat Urbane dhe Rajonale në Komisionin Evropian tha se Shqipëria, ashtu si vende të tjera do të përfitojnë nga këto projekte. “Shqipëria dhe të shtatë vendet e tjera, kanë rënë dakord që këto janë projekte të mira.  U desh pak kohë për të marrë vendimet gjatë Forumit nga autoritetet menaxhuese. Projektet u përzgjodhën nga të katër shtyllat dhe ky është një hap i madh përpara. Tani hapi I radhës që do të fillojë është zbatimi. Kjo është shenja e parë kontrete që strategjia adriatiko joniane po kontribuon në mënyrë aktive për projekte të prekshme në këtë fushë. Shumë të tjera do të pasojnë.Shqipëria do të përfitojë nga këto projekte, së pari pasi ajo ka qenë vendimarrrëse në to, çka nënkupton se pa konsensusin e Shqipërisë, këto projekte nuk do të ishin miratuar dhe në këtë këndvështrim ajo është përfituese”-tha Pench.

Barbullushi “kritika” për mënyrën e financimit

Pjesëmarrëse në Forumin EUSAIR, në panelin e ministrave ishte edhe zëvendësministrja e jashtme e Shqipërisë Odeta Barbullushi, e cila mes të tjerash theksoi një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballet Strategjia Adriatiko-Joniane, që është pabarazia ekonomike mes vendeve por dhe mungesa e një instrumenti të veccantë financiar posacërisht për fondet e projekteve që vijnë nga ky bashkëpunim. “Ajo që mund të bëjë më shumë kjo strategji është që të ngushtojë hendekun ekonomik dhe zhvillimor mes vendeve anëtare dhe jo anëtare, sepse ky hendek është shumë i madh. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë më pak i zhvilluar sesa pjesa tjetër e Europës. Gjatë takimit ministerial u diskutua që nuk ka një instrument të veçantë vetëm për financimin e EUSAIR. Financimi i tij merret nga fondet strukturore, ose të kohezionit social për vendet anëtare dhe për shtetet jo anëtare janë fondet IPA.

Kjo do të krijonte një financim të veçantë dhe mekanizëm monitorimi vetëm në kuadër të katër shtyllave të këtij programi, pra më shumë mundësi financimi sepse aktualisht kemi të bëjmë me një mundësi financimi brenda fondeve ekzistuese dhe jo një program të veçantë”-u shpreh Barbullushi. Megjithatë, sipas zëvendësministres, kjo ëshë një nismë e veccantë sepse kombinon instrumenta të ndryshëm financiarë, që funksionojnë brenda fondeve strukturore për vendet anëtare dhe kryesisht nëpërmjet instrumentit të fondeve IPA për vendet jo anëtare. “Synimi kryesor është, që bashkëpunimi mes këtyre vendeve të fokusohet në katër shtylla, ku përfshihet energjia, transporti, mjedisi dhe turizmi. Shqipëria bashke me Kroacinë janë vende kryesuese të shtyllës së turizmit. Kjo nismë ka disa përfitime. E para forcon bashkëpunimin jo vetëm rajonal, por edhe forcon bashkëpunimin mes vendeve anëtare dhe atyre jo anëtare, kryesisht në fusha që lidhen me ekonominë, ndërlidhjen, ndërtimin e rrugëve. E dyta që është e rëndësishme, forcohen sinergjitë edhe në nivel dy palësh dhe tre palësh. Në konferencë u përmend që ne kemi një projekt me Malin e Zi dhe Italinë në kuadër të qarqeve të të tre vendeve, ku financuesi është EUSAIR. Me Malin e Zi kemi bashkëpunim të ngushtë përsa i përket projektit tonë prioritar që është ndërtimi i Korridorit Blu, që nga Mali i Zi e deri në Greqi. Me Kroacinë po shkëmbejmë eksperiencën përsa i përket turizmit dhe po përpiqemi të forcojmë sinergjitë në këtë fushë”-tha Barbullushi.

35 projektet e para, vetëm fillimi

Përfaqësuesja e Komisionit Evropian, Pench theksoi se arritja më e madhe e këtij forumi është se tashmë është arritur në fazën e zbatimit. “Ka pasur shumë diskutimeve për një farë kohe, por tashmë po shohim se gjërat po shkojnë drejt konkretizimit, dhe po flitet financim të projekteve për koordinim politikashmes vendeve. Një element tjetër i rëndësishëm është që shtetet anëtare po punojnë ngushtësisht me vendet jo anëtare dhe kjo është një mënyrë shumë e mirë për vendet jo anëtare që të mësojnë për bashkëpunimin rajonal”-u shpreh ajo.  I të njëjtit mendim ishte dhe Gentian Xhaxhiu përgjegjës I Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe Transnacional në Ministrinë e Integrimit Evropian, I cili madje beson se Komisioni Evropian do të shtojë financimet e projekteve në mbështetje  të kësaj strategjie ccka do të ndihmojë edhe më shumë zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. “

Ky është forumi I dytë, pas atij të vitit të kaluar në Dubrovnik dhe mund të them që kësaj herë I ngrit në nivel politik, jo thjesht teknik. Pra u mor si një garanci tjetër që BE e konsideron rajonin Adriatiko-Jonian si një rajon të vetëm me sinergji të forta mes vendeve që I ndihmon dhe 4 vendet jo anëtare në rrugën drejt integrimit në BE. Një gjë tjetër që vihet re në deklaratën e miratuar në përfundim të forumit ishte edhe angazhimi i KE për të rritur alokimet për të financuar programin Adrion. Pra nëse programi financoi këto projekte me një vlerë prej 39 milion euro, mendohet të bëhet një shtesë në buxhet në mënyrë që ketë thirrje me alokime edhe më të mëdha”-tha Xhaxhiu.

E në fakt, edhe një prej ekspertëve të lartë të KE, Morten Jung konfirmoi se shumë shpejt do të ketë thirrje të tjera për të financuar projekte të tjera që do të nxisin zhvillimin e turizmit por edhe do të rrisin bashkëpunimin mes 8 vendeve të Strategjisë Adriatiko-Joniane.  “U desh pak kohë që të viheshin në punë mekanizmat, strukturat qeverisëse, por kjo është tërësisht normale. Në një farë mënyre makina u vu në levizje.

Kemi katër vende anëtare dhe katër jo anëtare dhe u desh pak kohë që ata të viheshin në një linjë dhe të punonin së bashku. Por kjo tashmë po ndodh dhe rezultatet e para konkrete po duken. 35 projektet e para, në një farë mënyre janë vetëm një pikë në oqean, do të ketë shumë më tepër. Dua të riktheksoj që kjo strategji nuk ka të bëjë vetëm me financimin, pra thjesht para për të financuar projektet, por ka të bëjë edhe me bashkëpunimin dhe koordinimin e politikave mes vendeve”,- tha Jung.

Forumi i Janinës është I dyti, pas atij të vitit të kaluar që u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë dhe shërbeu si themel për zhvillimin e strategjisë së rajonit Adriatik-Jonian, që është ndërtuar nga eksperienca e Bashkimit Evropian me rajone të tjera si ajo e Detit Balltik dhe e rajonit të Danubit. KE miratoi një Plan Veprimi që shoqëron këtë strategji në qershor të 2014-ës ndërsa në shtator të atij viti Strategjia EUSAIR morri dhe provimin e Këshillit Europian.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663