Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Vukaj-administratës: Larg veprimeve që cënojnë standardet zgjedhore

$
0
0

Takimi i parë i Helga Vukaj si ministre e Financave ka qënë me administratën doganore, ku ka kërkuar distancim nga veprimet e paligjshme që cënon standardet zgjedhore.

Znj. Vukaj ka inspektuar degën doganore të Durrësit, ku theksoi rëndësinë e  përmbushjes së objektivave fiskalë dhe vlerësimin strikt të procedurave doganore për të shmangur çdo rast abuzimi, që favorizon operatorë të veçantë të biznesit,  me qëllim financimin e aktiviteteve elektorale.

Ministrja paralajmëroi masa administrative dhe ndjekje penale për çdo punonjës që shkel ligjin. Ajo kërkoi me prioritet nga agjencitë ligjzbatuese rritjen e eficencës së kontrolleve doganore kundër trafikut të drogës dhe hartimin e një plan-veprimi për një reagim të shpejtë dhë të koordinuar me Policinë Kufitare.

Në takimin me Shërbimin Doganor dhe Policinë Kufitare Durrës, ministrja e Financave Helga Vukaj shoqërohej edhe nga ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj./TCH


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles