Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

‘The best or nothing’, festa e 25-vjetorit të “Kastratit” dhe Mercedes-Benz

$
0
0

Kompania “Kastrati Group” festoi dje në Kashar 25-vjetorin e themelimit të saj me surprizën e këndshme të “Auto Star Albania sh.a. – Mercedes-Benz Shqipëri”. Suksesi i kompanisë në fushën e hidrokarbureve dhe investimet e një kompanie lider

Kastrati Group, çerek shekulli sukses në hidrokarbure

Nëse suksesi në biznes do të kërkonte një emër, padyshim do zgjidhte “Kastrati group”. Kompania lider e përqendruar kryesisht në fushën e hidrokarbureve festoi dje 25-vjetorin e themelimit të saj. Në një ceremoni të madhe ku merrnin pjesë biznesmenë të suksesshëm dhe personalitete të ndryshme, “Kastrati group” bëri rezymenë e aktivitetit të saj dhe investimeve të shumta të kryera në më shumë se dy dekada. Në fillimet e demokracisë në vend “Kastrati group” u krijua si kompani private dhe tashmë bilancet e saj janë gjithnjë në rritje, jo vetëm në tregun tonë, por më gjerë. Përmes rrjetit “Kastrati group” kompania është mirëpozicionuar në të gjitha rajonet më të rëndësishme në mbarë botën, ndonëse Ballkani, Adriatiku dhe Mediterani Lindor janë bazat historike të tregtisë së kompanisë. Po dje kishte një surprizë për t’u zbuluar dhe ishte hapja e kompanisë “Auto Star Albania sh.a. – Mercedes-Benz Shqipëri”, si pjesë e Kastrati Group. Bizneset e saj përfshijnë tregtinë ndërkombëtare, importin dhe shitjen me shumicë të produkteve të naftës, biodiesel gjithashtu pika karburanti, shitjen e gazit për ngrohje, lubrifikanteve dhe bunkering (furnizim me karburant të anijeve). Ky kompleks shërbimesh e ka kthyer në një nga kompanitë më serioze në vend për të mbajtur kurorën në tregtinë e hidrokarbureve dhe shërbimeve të tjera në fushën e transportit.

Përfaqësuesi i Benz: Në ‘91 nuk isha i bindur për suksesin e biznesit në Shqipëri

Në ceremoninë e hapjes së “Auto Star Albania sh.a. – Mercedes-Benz Shqipëri” folën drejtues të kompanisë, ndërsa një vend i veçantë iu rezervua edhe të ftuarit special Hans Grushhulk, përfaqësuesit të kompanisë mëmë të Daimler Benz.

“Aktivitetin e Mercedes-Benz në Shqipëri e kam drejtuar që nga fillimi i saj nga zyrat qendrore në Shtutgart, por vitet e fundit edhe këtu. Kastrati group me këto investime të rëndësishme financiare ka treguar guxim, besim në zhvillimin e ardhshëm të infrastrukturës shqiptare për vitet që vijnë dhe është i përgatitur më së miri për këtë”, -tha Grushhulk. Ai kujtoi momentin e parë kur iu propozua që Mercedes-Benz të kishte përfaqësinë edhe në Shqipëri. Një kohë e largët që çdo kompani e njohur mund të hezitonte, por duket se nisma e pati suksesin.

“E njoh shumë mirë këtë vend që kur ishte me fushë të gjelbër dhe atëherë i bëja pyetjen vetes nëse do të ishte vendi i duhur për ngritjen e përfaqësisë së përgjithshme të Merzedes-Benzit në Shqipëri. Suksesi i këtij biznesi në këtë vend i dha të drejtë pikëpamjes së asaj kohe dhe zoti Ruka tregoi atëherë intuitë të saktë dhe ishte largpamës për zhvillimet urbane të kësaj zone”, -tha ai.

Gjithashtu, në ceremoni përshëndeti edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u ndal në këtë investim serioz dhe hapjen e qindra vendeve të reja të punës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Latest Images

Trending Articles