Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Biznesi është konfuz, Rama zbret vetë në terren

$
0
0

ramaNdërkohë që biznesi është konfuz në lidhje me aksionin e fundit të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka zbritur vetë në terren për të inspektuar situatën, i shoqëruar nga Drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj.

Ai ka konsumuar një kafe në një nga lokalet e ish-Bllokut.

Ndërkohë sipas Monitorit, nuk është vetëm Qendra Kombëtare e Regjistrimit që po përballet me fluksin e bizneseve që duhet të regjistrohen, teksa organet tatimore kanë nisur një aksion masiv kundër informalitetit në vend.

Edhe kompanitë e autorizuara për shpërndarjen e kasave fiskale, kanë qenë shumë të zëna ditët e fundit, me bizneset që kërkojnë të blejnë kasa të reja, apo të rregullojnë ato ekzistueset.

Përfaqësuesi i Iva Elektronik pohon se fluksi i bizneseve është pesëfshuar së fundmi, sa që ata me zor e përballojnë.

“Më parë me zor i bindnim 20 biznese që të vinin të riparonin kasat, ndërsa tani fillon radha që në 7 të mëngjesit”.

Edhe operatorët e tjerë janë hasur më kërkesa të larta nga bizneset.

“Sapo kam marrë kuponin për të blerë një kasë fiskale tek AED, por pajisjen do e marr vetëm pas tre javësh”, pohon Saimiri, që pasi ka regjistruar një aktivitet rrobaqepësi në QKR, tashmë kërkon të pajiset me kasë fiskale.

Burime nga AED pohuan se kanë pasu një fluks të jashtëzakonshëm kërkesash, që i ka detyruar të punojnë edhe gjatë gushtit, madje me dy turne. “Nga 300 kasa që shisnim në muaj, vetëm dje kemi shitur 300 kasa”.

Burimet zyrtare nga QKR pohuan se vetëm në gusht në muajin gusht 2015 u regjistruan për herë të parë 4,372 biznese, shifër kjo 6 herë më e lartë se e njëjtja periudhë e një viti më parë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles