Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Frenohet kredia jashtë vendit

$
0
0

Stoku i kredisë që jepet për jorezidentët ka ndalur rritjen për herë të parë në mars, pas shumë muajsh që ky tregues po zgjerohej me shpejtësi. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, huaja për jorezidentët në mars ishte 101 miliardë lekë, me një rënie të lehtë në raport me muajin e mëparshëm.

Siç shihet dhe nga grafiku, huaja jashtë vendit është rritur me shpejtësi dy vitet e fundit, duke ngjallur shqetësimin tek Banka e Shqipërisë, por edhe bankierët. Në krahasim me fundin e vitit 2014, stoku i huasë jashtë vendit është dyfshuar, në një kohë që kredia për bizneset shqiptare ka qenë në rënie.

Banka e Shqipërisë ka pranuar se kjo huaja po jepet nga një ose dy banka dhe si destinacion kryesor është Kosova. Pas sinjaleve të dhënave nga institucioni monetar qendror, duket se bankat e kanë frenuan dhënien e kredisë për jo rezidentët.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia e keqe në ketë  kategori (jo rezidentët) arriti në 3,3% të totalit të huasë së dhënë jashtë në fund të vitit të kaluar që i korrespondon një shifre prej 2.2 miliardë lekësh (16 milionë euro). Banka thotë se në kategorinë në fjalë kredia e keqe është ngushtuar me mbi 8 për qind gjatë vitit të kaluar, por lajmëron se kjo lloj huaje paraqet rrezik.

“Sidoqoftë, kjo është një kredi e këtyre viteve të fundit, relativisht e re, dhe përmban disa specifika që lidhen me aftësinë e bankave për të vlerësuar në mënyrë të përshtatshme rreziqet e huamarrësit që vepron në një juridiksion të huaj. Ndaj, vlerësimi i cilësisë së saj, kërkon vëmendje dhe monitorim të vazhdueshëm” lajmëron Banka Qendrore.

Ekspertët në Bankën e Shqipërisë pohojnë se kanë ponderuar me rrezik të lartë kredinë jashtë vendit pikërisht për të kufizuar bankat në dhënien e saj. Por ata shpjegojnë se bankat mund të ushtrojnë këtë lloj financimi pasi ligji nuk e ndalon. Por nga ana tjetër në rast se kredia nuk kthehet ekzekutimi i kolateralit vështirësohet për shkak të rregullatorëve të brendshëm.

Ekspertët e bankës sqarojnë se në maj të vitit 2013, Banka e Shqipërisë ndërmori disa masa për të zbutur tendencën e kreditimit jashtë vendit, që dha efekte. Megjithatë, në gjysmën e dytë të vitit 2016, rritja e shpejtë e burimeve të financimit në valutë dhe ulja e efektit penalizues të këtyre masave është reflektuar në zgjerimin e aktiveve me jo rezidentët me rreth 15.6% me terma vjetorë, në mungesë të alternativave të mjaftueshme të investimit në vend./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles