Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Inxhinierët e diplomuar, Shqipëria me përqindjen më të ulët në rajon

$
0
0

Ilir Sinanaj

Në Shqipëri rreth 160,800 persona ndoqën studime të ciklit të lartë për vitin 2015. Vitin e kaluar u diplomuan në total mbi 23 mijë studentë në fusha të ndryshme akademike. Këto të dhëna bëhen ta ditura në Raportin e Treguesit të Kapitalit Njerëzor 2015, të organizatës “World Economic Forum”, në bashkëpunim me kompaninë ndërkombëtare të konsultimeve financiare “Mercer”.

Shkencat sociale, administrim biznesi dhe jurisprudenca janë fushat akademika ku ka më shumë studentë në vendin tonë. Në këto fusha, në vitin 2014 u diplomuan rreth 9800 studentë apo rreth 42% e totalit të të gjithë studentëve të diplomuar. Ndërsa përsa i përket degës së inxhinjerisë, në vitn 2014 u diplomuan rreth 1600 studentë apo rreth 7% e totalit të të gjithë studentëve të diplomuar. Në fushën e shëndetësisë, për të cilën kohët e fundit në mbarë Europën ka kërkesa nga tregu i punës, në Shqipëri për vitin 2014 u diplomuan rreth 4400 studentë apo rreth 19% e totalit të të gjithë studentëve të diplomuar.

Zhvillimi i një vendi matet, ndër të tjera edhe nga numri i inxhinjerëve që kualifikohen. Për vitin 2014, 3 vendet e rajonit me përqindjen më të lartë të të diplomuarve në fushën e inxhinierisë janë Greqia, Bullgari dhe Serbia. Ndërkohë vendi ynë kishte përqindjen më të vogël të të diplomuarve në fushën e inxhinjerisë.

Jurisprudenca mbetet një ndër fushat me më shumë të diplomuar për vitin 2014 në shkallë rajonale. Për këtë fushë vendet me përqindjen më të madhe të të diplomuarve  ishin Rumania, Bullgaria dhe Shqipëria. /TVSH

2

1

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663