Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Shqipëria, çmimet më të larta të karburanteve në Europë

$
0
0

Çmimi i naftës në Shqipëri vijon të jetë më i larti në rajon. Në një studim që ka bërë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, vërehet se vendi ynë ka taksat më të larta në të gjithë Ballkanin, taksa të cilat e kalojnë me 3 herë vlerën e një litri në momentin që hyn në port.

Gjatë vitit 2016-të, çmimi mesatar i një litri pa taksa kushtoi 35 lekë, ndërsa barra fiskale mbi këtë produkt është 88 lekë.

Nëse shtohet edhe tarifa e rilicensimit, çdo qytetar paguan do të paguaj në çdo litër naftë 95 lekë taksa, 35 lekë vlerën reale të produktit dhe pjesa tjetër ndahet në shpenzime dhe fitim për tregtarët e karburanteve.

Sot një litër naftë në Maqedoni Serbi, vende të cilat përdorin cilësinë Euro 5.

Çmimi mesatar i një litri naftë në botë është 0.85 cent. Shqipëria rreshtohet në këtë rankim në të njëjtat me çmime Francën, Holandën dhe Zvicrën.

Pavarësisht kësaj, të gjitha vendet e Europës që kanë taksat më të larta për produktet që ndotin ambientit, kanë të reduktuar TVSH-në për mjetet e transportit publik./Tv Klan/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663