Një studim i nxjerrë nga Komisioni Europian tregon që 253 faqe interneti nga 352 të marra si kampion studimi në analizën që ofrojnë shërbime për udhëtime, fluturime, dhoma me qira dhe shërbime transporti kanë mashtruar qytetarët.
Mashtrimi i tyre lidhet kryesisht me çmimet që ofrohen dhe atyre që realisht duhet paguar më pas.
Sipas hetimit të Komisionit Europian, një e treta e blerësve të fluturimeve të tilla, si: Volagratis, Kayak.com, eDreams, por edhe Travelgenio propozojnë çmime të ulëta për të cilat më pas blerësi e kupton se janë mashtruar.
Brukseli ka njoftuar se më shumë se në 20% të rasteve kur ka fushata promocionale, ofertat nuk janë të disponueshme. Po ashtu mashtrimi kruhet edhe nëpërmjet pagesave, të cilave u shtohet një komision nga 50 deri në 100 euro.
Pak vite më parë, kompania ajrore Ryanair u gjobit me 400 mijë euro, pasi i detyronte klientët që të paguanin një shtesë nëse e bënin pagesën përmes kartës së kreditit.
Gjithnjë sipas studimit, rezultuan se 113 (31%) faqe internet kishin probleme me çmimet ose me ofertat; 106 faqe (30.1%) kishin probleme me çmimin final, 91 tjera kishin probleme me mosrakordimin dhe identifikimin e ofertave siç mund të jetë njoftimi “Nxitoni kanë mbetur vetëm 2 vende” dhe kjo bëhet më qëllim përfitimi.
Ndërsa 75 faqe tjera, rreth 21.3%, kishin probleme me dhënien e opinioneve të marrësit të shërbimit, duke mos pasur kështu një pozitë të qartë./Monitor/