Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Rivlerësimi i shtëpive mbyllet më 31 maj

$
0
0

Qytetarët që janë të interesuar të kryejnë rivlerë­simin e shtëpisë fillimisht duhet të paraqiten në zyrat e regjistrimit të pasurive të patundshme, për të plotësuar formularin “Kërkesë për rivlerësim”.

Afati për rivlerësimin e shtëpisë me taksën e ulur 2 për qind nga 15 për qind që ishte më parë është deri më 31 maj.

Pas plotësimit të formularit, qytetarët duhet të dorëzojnë edhe disa dokumente për procesin e rivlerësimit, të publikuara në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Sipas Zyrës së Përgjithshme të Regjistrimit të Pasurive, procesi i rivlerësimit mbyllet brenda 48 orëve./Panorama/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663