Me VKM rritja mesatare e pagave është 10 për qind, ndërkohë që rritjen më të madhe e marrin punonjësit e policisë, ku sipas kategorive e gradave shtesat shkojnë deri në 40 mijë lekë
Me një vendim të posaçëm qeveria para dy ditësh vendosi rritjen mesatare të pagave të administratës publike me 10 për qind.
Sipas vendimit, rritja përfshin 21 mijë punonjës të administratës së lartë publike, ata të trupit diplomatik, arsimtarët, punonjësit e shëndetësisë, punonjësit e policisë dhe administratën e pushtetit vendor.
Rritja sipas kategorive
Paga bazë e mësuesit në shkollat e mesme rritet me 3 850 lekë/muaj dhe Paga Bruto shkon 68 150 lekë/muaj. Paga bazë e mësuesit në ciklin e lartë në shkollat 9-vjeçare rritet me 3 550 lekë/muaj dhe Paga Bruto shkon 64 650 lekë/muaj Paga bazë e mësuesit në ciklin e ulët në shkollat 9-vjeçare rritet me 3 350 lekë/muaj dhe Paga Bruto shkon 62 450 lekë/muaj.
Nga ky vendim përfitojnë 31,370 punonjës të sistemit arsimor, me efekt vjetor 1.3 miliardë lekë. Rritja e pagës shoqërohet me rritjen e pagës edhe për arsimin e lartë, ku do të përfitojnë rreth 3000 akademikë dhe profesorë.
Rritje page kanë dhe 3500 profesorë dhe punonjës akademikë me një fond 45 milionë në vit. Rritjen e pagave me 10% në sistemin shëndetësor. Përfitojnë 18 mijë nëpunës me një fond total prej 1.3 miliardë lekë në 12 muaj.
Pagat e policisë
Rritje të konsiderueshme kanë edhe pagat e policisë së shtetit.
Sipas tabelave të Ministrisë së Financave shtesat e pagës për policinë kriminale variojnë nga 7000 deri në 15 500 lekë të rinj në bazë të funksioneve dhe gradave.
Ndërkohë që rritjen më të madhe e kanë strukturat e Policisë së Rendit, ku bazuar në kategoritë e punës pagat rriten nga 6000 deri në 40000 lekë të rinj.
Rritjen më të madhe, pra prej 40 mijë lekë të rinj e marrin inspektorët, komisarët dhe drejtuesit në funksionet e repartit special “RENEA”, në funksionet e njësisë speciale të negocimit dhe në funksionet e njësisë speciale të antieksplozivave.
Ndërkohë për kategoritë e tjera të policisë, si policia kufitare dhe shërbimet e tjera, sipas tabelave shtesa e pagës është 4 mijë deri në 40 mijë lekë të rinj.
Rritja e pagave në sistemin arsimor
Funksioni Paga
Drejtor i shkolle të mesme
mbi 700 nxënës 58300
301-700 nxënës 57750
deri në 300 nxënës 57200
Drejtor i shkolle 9-vjeçare
mbi 700 nxënës. 47850
301-700 nxënës 47300
deri në 300 nxënës 46750
Mësues në shkollat e mesme 42350
Mësues në cikli lartë 39050
Mësues në ciklin e ulët 31350
Kujdestar konvikti 36850
Edukatore kopshti 31350
Rritja e pagave të policisë
Funksioni Policia kriminale Policia e rendit Policia e kufirit
Inspektor 9000-15500 6000-40000 6000-15000
Nënkomisar 9000-15500 6000-40000 6000-15000
Komisar 9000-15500 6000-40000 6000-15000
Kryekomisar 9000-15500 6000-40000 6000-15000
Drejtues 9000-15500 6000-40000 6000-15000
Drejtues i 1 9000-15500 6000-40000 6000-15000