Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Siguracioni i makinave/ Ekspertët: Të hidhet dritë, e kthyen në oligopol

$
0
0

Ndonëse në ditët e para të marsit çmimi mesatar i siguracioneve të makinave ishte 14 mijë lekë, kompanitë e këtij tregu nuk kanë pritur shumë dhe i kanë rritur sërish çmimet.

Agjentët që presin policat e sigurimit nuk pranojnë që të shpjegojnë arsyet se përse çmimet ndryshojnë kaq shpesh dhe në mënyrë të menjëhershme te të gjitha shoqëritë, por jashtë kamerave ata sqarojnë se përditë lista e çmimeve vjen në kompjuter nga firma Star Borker, dhe të gjitha pikat i presin siguracionet me të njëjtën vlerë.

Më të penalizuarit në këtë mes janë qytetarët, ku dhe pse paguajnë vlera të konsiderueshme, nuk marrin asnjëherë në kohë paratë e dëmeve.

Ekspertët e ekonomisë kërkojë që autoritetet të hedhin dritë mbi mënyrën se si funksionon ky treg. Për Zef Preçin, është e qartë që prej vitesh kemi të bëjmë me një situatë oligopoli.

Autoriteti i Konkurrencës ka rekomanduar marrjen e masave për të shuar “kartelin” në tregun e sigurimeve.

Komisioni i Ekonomisë pret ardhjen e një ligji i cili do të vendosë rregulla të reja dhe të rikthimin e konkurrencës, por pasi Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e mbajti peng për 3 vjet hartimin e tij, tashmë drafti ndodhet në Ministrinë e Financave./Tv Klan/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663