Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se ditën e nesërme do të ketë kufizime të energjisë elektrike në kryeqytet. Sipas OSHEE kufizime të energjisë do të ketë në disa zona të Tiranës nga ora 09:30 deri në 15:30 për shkak të punimeve në 5 kabina të kryeqytetit në kuadër të investimeve për modernizimin e tyre.
Zonat qe preken nga stakimi i energjisë për qellim të këtyre punimeve, sipas kabinës, janë:
- Kabina “Grigor Heba 3”
Pjesërisht rruga “Grigor Heb”. - Kabinat “Materniteti i Vjetër” dhe “Petal”.
Zona pa energji, “Bulevardi Zogu 1” pjesërisht, pranë Maternitetit te Vjetër dhe rruga “Medar Shtylla” pjesërisht. - Kabina “Tekno Projekt”.
Zona pa energji, pranë Zogut te Zi pjesërisht. - Kabina “Qemal Stafa 1”.
Zona pa energji, rruga “Qemal Stafa”. - Kabina “Izraeli 4”
Zona pa energji, prane Fushes se Aviacionit, pjeserisht.