Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Ekonomia e “shkëlqyer” e Ahmetajt, deficiti tregtar zhytet 23%

$
0
0

mauneEksportet vijuan tendencën rënëse edhe për 7 mujorin, duke u tkurrur me 2.1% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke zbritur në 149.7 miliardë lekë, sipas statistikave të INSTAT. Performanca e dobët e “minerale, lëndë djegëse, energji” vijon të jetë faktori kryesor që ndikon në këtë prirje rënëse të eksporteve, ndërsa tekstilet e këpucët e kanë marrë veten lehtë. Grupet e tjera janë në përmirësim, të ndjeshëm, sidomos “pijet, ushqimet e duhanit” dhe “Makineri e pajisje” por pesha e tyre e vogël, në raport me totalin, bën që ato të mos kenë ndikimin në trendin e përgjithshëm të eksporteve.

Rezultate tejet të këqia vijnë edhe për korrikun nga tregtia e jashtme. Sipas raportit më të fundit të INSTAT, në korrik të 2015 eksportët e mallrave janë ulur me 7.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, importet janë rritur me 10.6 % me një vit më parë dhe sërish kanë pësuar një rritje prej 6.5 % krahasuar me një muaj më parë. Deficiti tregtar i korrikut mësohet se është rritur me 23 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe rritje me 20,3 % në krahasim me qershor 2015.

Ne raportin 7 mujor, eksportet e “minerale, lëndë djegëse, energji” ranë me 21%, në 42.7 miliardë lekë. Konjuktura e pafavorshme ndërkombëtare, sidomos për naftën, është arsyeja kryesore e rënies, teksa operatorët nuk kanë interes të prodhojnë e eksportojnë, kur çmimet kanë prekur fundin. Edhe importet e energjisë janë në rënie, për shkak të rritjes së prodhimit vendas.

Eksportet e tekstile e këpucëve u rritën me 2.25% në gati 53 miliardë lekë. Për të dytin muaj radhazi eksportet e këtij grupi po shënojnë rritje, që u përshpejtua në 9.2% në korrik, pas tkurrjes së muajve të parë të vitit. Edhe tendenca e importeve të këtij grupi, që punon kryesisht me material porositësi, tregon se pritshmëritë janë në rritje në gjysmën e dytë të vitit.

Materialet e ndërtimit dhe metalet u rritën me 7.2%, në 23 miliardë lekë. Kompania Kurum bëri të ditur se ka rritur eksportet e metaleve, për të kompensuar rënien e kërkesës në tregun e brendshëm, si rrjedhojë e krizës së ndërtimit.

Eksportet e ushqimeve, pijeve e duhan kanë shënuar rritjen më të madhe në vlerë absolute për 7 mujorin, duke u zgjeruar me 2.6 miliardë lekë, apo 31%, për të arritur në 11 miliardë lekë, apo 7.4% të totalit, nga 5.6% që ishte pesha e tyre të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe grupi i makinerive e pajisjeve të këmbimit vijoi rritjen, duke u zgjeruar me 47% në 7.2 miliardë lekë, si rrjedhojë e rritjes së aktiviteit të fasonit industrial.

Eksportet e “prodhime druri dhe letre” ranë me 7.3%, ndryshe nga viti i kaluar, kur ky grup kishte një performancë mjaft pozitive.

Për 7 mujorin, grupi më I eksportuar ishin tekstilet e këpucët, me 35% të totalit, ndërsa “mineralet. Lëndët djegëse e energjia” kanë zbritur në vendin e dytë me 29% të totalit, nga 36% që zinin për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663