Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Transporti ajror: Shkupi, Prishtina dhe Podgorica lanë pas Rinasin në 2016

$
0
0

rinasAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” është lënë pas nga ai i Prishtinës dhe i Shkupit, sa i përket ritmit të rritjes të numrit të pasagjerëve që udhëtuan në 2016-ën krahasuar me vitin paraardhës.

Sipas të dhënave të EX-Yu avitation numri i udhëtarëve që preferuan të fluturonin nga aeroporti i Rinasit, në Tiranë u rrit me rreth 11% në 2016-ën krahasuar me 2015-ën.

Në total numri i pasagjerëve gjatë vitit të kaluar arriti në rreth 2.1 milionë.

Për po të njëjtën periudhë nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” udhëtuan rreth 12.5% më shumë, ndërsa nga ai i Podgoricës në mal të Zi rreth 16.6%, ndërsa nga i Shkupit rreth 13.5% më shumë.

Edhe pse aeroporti ndërkombëtar i Tiranës realizon një përpunim më të madh në numër pasagjerësh se aeroportet e mësipërme, ritmi i rritjes nuk ka qenë i njëjtë.

Shkak është mungesa e linjave ajrore me kosto të ulët, që në vendin tonë mungojnë.

Pritet që në datë 4 prill të këtij vitit Wizz Air të nisë fluturimet e para direkte me Budapestin, në Hungari.

Ndërkohë aeroportet e shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor prej kohësh iu gëzohen flukseve të larta që realizohen përmes këtyre shoqërive që ofrojnë çmime biletash të leverdishme.

Sipas të dhënave EX-Yu aviation të gjithë aeroportet e Ballkanit Perëndimor shënuan rritje të pasagjerëve në vitin 2016, përjashtim bën aeroporti i Lubjanës i cili pati një rënie prej 2.33%.

Aeroporti i Dubrovnikut ka shënuar rritjen më të madhe mes aeroporteve më të mëdha me rreth 17.7%.

Për herë të parë më shumë tre aeroporte shënuan rritje të numrit të pasagjerëve në më shumë se 2 milionë.

Aeroporti i Beogradit ‘Nikola Tesla’ ishte ndër më të zënët gjatë vitit 2016.

Në anën tjetër aeroporti i Podgoricës tejkaloi konkurrentin tradicional që është Sarajeva, duke rimarrë vendin e 9-të pas tre vitesh.

Aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” regjistroi gjithashtu një numër rekord pasagjerësh gjatë vitit 2016 me 1.649.376./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles