Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

“Nis fushata” me fondet buxhetore, në një ditë tenderohen 8 mln euro investime

$
0
0

fushataNë vite të zakonshme në muajin janar shpenzimet buxhetore përqendrohen vetëm në pagesat e emergjencës për spitalet dhe qendrat sociale, rrogat dhe pensionet, teksa fondet e investimeve  zakonisht s’postohen në gjashtëmujorin e dytë.

Por 2017 duket se do të bëjë përjashtimin nga kjo rutinë si çdo vit tjetër buxhetor qe ka zgjedhje. Vetëm në një buletin të prokurimit publik u nxorën për tenderime punë publike me vlerë 1,06 miliardë lekë (8 milionë euro). Kjo praktikë nuk ishte e zakonte për prokurimet e janarit referuar historikut të viteve të shkuara.

Nga fondi 1 miliardësh që u hodh që u hodh për tenderim vetëm ne buletinin numër 4 të prokurimeve publike 336 milionë lekë janë investime të OSHHE për linjën e re 20 kilovolt në Bashkinë e Fushë-Krujës.

Fondi tjetër shpërndahet për ndërtimin e rrugëve dhe ujësjellësve dhe sistemeve të ujitjes në qytete të tilla si Skrapari, Puka, Shijaku, Gramshi, Ura Vajgurore etj.

Ajo që bie në sy është se në 18 tenderët e investimeve kane afat kryesor për përfundimin e punimeve vetëm 3-4 muaj. Tenderët janë planifikuar të finalizohen në javën e parë të shkurtit, ndërsa punimet sipas afateve të vëna në secilin nga tenderët pritet të përfundojnë në fillim të qershorit.

Gjithsesi qeveria vitin e kaluar ka miratuar një ligj të “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” i cili i kufizon përdorimin  e buxhetit për qëllime elektorale.

Ligji përcakton se, në vitet buxhetore, gjatë të cilave mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ekzekutimi i deficitit buxhetor të qeverisjes së përgjithshme, përveç rasteve të jashtëzakonshme, të parashikuara, bëhet me përcaktim të posaçme.

Sipas këtyre përcaktimeve ekzekutimi i deficitit deri në fund të tremujorit të parë të vitit buxhetor elektoral nuk mund të jetë më i lartë se 30 për qind e deficitit vjetor të përcaktuar në ligjin e buxhetit vjetor;

Ekzekutimi i deficitit deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit buxhetor elektoral nuk mund të jetë më i lartë se 55 për qind e deficitit vjetor të përcaktuar në ligjin e buxhetit vjetor.

Ekzekutimi i deficitit deri në fund të nëntëmujorit të parë të vitit buxhetor nuk mund të jetë më i lartë se 80 për qind e deficitit vjetor të përcaktuar në ligjin e buxhetit vjetor./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663