Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Tek TVSH arrijnë 3,000 euro/m2: Çmimet e apartamenteve në qendër të Tiranës, ndër më të shtrenjtat në rajon

$
0
0

pallate-ne-ndertimMe rritjen e pritshme me rreth 100-120 euro për metër katror, çmimet e apartamenteve në qendër të kryeqytetit shqiptar pritet të bëhen ndër më të shtrenjtat në rajon, së bashku me Beogradin dhe Podgoricën.

Aktualisht, çmimet e apartamenteve brenda Unazës në Tiranë variojnë nga 1200-2000 euro për metër katror, por ka dhe disa zona që janë shtrenjtuar ndjeshëm. Arben Dervishi, sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve, thotë se edhe aktualisht në zonën e televizionit shqiptar, çmimi i apartamenteve ka arritur në 3,000 euro për metër katror. Kjo pjesë e Tiranës është e preferuar, pasi është në qendër dhe nuk është e mbipopulluar nga ndërtimet, duke u bërë një zonë më elitare.

Kërkesa për shtëpi në qendër, sipas tij, është gjithnjë e lartë, ndaj qendrës nuk pritet t’i bjerë ndonjëherë vlera dhe me shtimin e pritshëm të ndërtesave të larta me planin e ri rregullues.

Ndërtuesit kanë paralajmëruar një rritje të çmimeve me 50-120 euro për metër katror si rrjedhojë e dyfishimit të taksës së ndërtimit në infrastrukturë (nga 4% e kostos në 8% të çmimit të shitjes).

Aktualisht, nivelin më të lartë të çmimeve në rajon për qendrën e ka Beogradi, me mesatarisht 2000 euro për metër katror, por për hyrjet luksoze arrin edhe në 4000 euro, sipas Eurobank Property Services. Çmime mes 1500-2000 euro/m2 ka dhe Pogdorica.

Çmimet e apartamenteve në Tiranë po bëhen të krahasueshme me ato të Athinës, kryeqytetit grek, që si rrjedhojë e krizës në shtetin helen ka parë rënie të vazhdueshme të vlerës së apartamenteve.

Sipas Eurobank Property Services, në Greqi, në vitin 2015 çmimet e banesave rezidenciale (duke iu referuar kryesisht apartamenteve) në nivel kombëtar kanë pësuar një rënie kumulative prej 38,2%, duke filluar nga viti 2008. Çmimi mesatar i një shtëpie në Athinë ka zbritur nga rreth 170 mijë euro në 2007-n, në më pak se 100 mijë euro në 2015-n. Sipas Numbeo, një apartament në qendër të Athinës e gjen edhe me 1500 euro për metër katror./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663