Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

DIP-ja, vizitë inspektuese punonjësve të tunelit të Qafë Priskës në Dajt

$
0
0

Kreu i Inspektoratit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli, bëri sot një vizitë inspektuese në zonën e Qafë-Priskës në malin e Dajtit, ku po ndertohet nje tunel mbi 2 km, që do të furnizoje me uje te pijshem banoret e Tiranes.

Vizita në këtë vepër, ishte në vazhden e udhëzimit qe eshte dhene për gjithë trupën inspektuese për kontrollin dhe monitorimin e kushteve të punës, gjatë ditëve të temperaturave të ulëta dhe motit të rënduar me qëllim marrjen e disa masave shtesë për të garantuar jetën dhe shëndetin e punonjësve sidomos, në ato subjekte dhe procese pune, që paraqesin vështirësi dhe risk të lartë në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Jo vetëm sot në këtë subjekt, por gjatë gjithë këtyre ditëve të ftohta, e gjithë trupa inspektuese ka qenë në terren për të kontrolluar dhe monitoruar masat për shëndetin e punonjësve, sidomos për ato procese pune që punohet dhe gjatë pasdites dhe orëve të darkës dhe për më tepër në mjedise të hapura.

Gjatë ditëve të ftohta gjatë ndërtimit të Tunelit të Priskës, punimet ishin ndërprerë nga kompania, për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe kjo gjë u vlerësua shumë nga Drejtori Inspektoriatit. Ndërkaq me rikthimin e temperaturave normale, puna për ndërtimin e tunelit kishte rifilluar duke respektuar të gjithë rregullat teknike për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punonjësve.

Ndërkaq, Drejtori Inspektoriatit, Dritan Ylli, u shpreh se gjatë këtij viti puna e trupës inspektuese të terrenit do jetë e përqendruar më shumë në marrjen e masave për sigurinë dhe shëndetin e punonjësve dhe krijimin e një mjedisi të denjë të punës.

Kontrollet do të jenë të përqendruara në drejtim të masave konkrete të marra nga punëdhënësit si një detyrim ligjor, në lidhje me këto cështje, ku krahas kontratës individuale do të kërkohet me rigorozitet dhe Dokumenti i Vlerësimit të Riskut, si një dokument themelor në përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë të punëmarrësve.

Përsa i përket këtij dokumenti ka një rritje të konsiderueshme të subjekteve në të cilat ekziston dokumenti i vlerësimit të riskut ku për 2016 ky numër është 1110, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015 ku ky numër ishte 737.

Por qëllimi ynë do të jetë jo vetëm shtimi i numrit të subjekteve në të cilat ekziston ky dokument, por që Dokumenti i Vlerësimit të Riskut të zbatohet me përpikmëri dhe korrektesë sipas kërkesave të përcaktuara nga kuadri ligjor, u shpreh Kreu i Inspektoriatit të Punës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663