Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

The Headhunter, një kompani shqiptare “çan” në tregun amerikan

$
0
0

headhunterGrupi The Headhunter, që prej 01 janarit 2017 nuk ka më vetëm një profil rajonal, por tashmë e ka shtrirë aktivitetin e tij në shkallë globale.

Duke nisur që prej datës së mësipërme, The Headhunter ka regjistruar ligjërisht degën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar kështu një rast ndoshta unik të një sipërmarrjeje shqiptare, që e shtrin veprimtarinë e saj dhe është e pranishme fizikisht deri në shtetin nga ku buron një frymë inspiruese dhe që shihet si një fener ndriçues i të bërit biznes anembanë globit.

Tashmë me “The Headhunter Karriera, LLC”, The Headhunter do të nisë aktivitetin e tij edhe në Hjuston të Teksasit, si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (shpk).

Pas degës në Athinë të hapur para pak kohësh, me shtrirjen e tij deri në SHBA, mund të thuhet me plotë gojën se The Headhunter realizon një ëndërr, “The American Dream”.

Një meritë të veçantë për këtë ka themeluesi i The Headhunter, Z. Elton Ilirjani, si dhe i gjithë stafit i palodhur dhe i përkushtuar i kompanisë, që ka degët e saj përveç selisë qendrore në Tiranë, edhe në Greqi, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Bosnje Hercegovinë.

The HeadHunter Group është ideuar si një kompani që zanafillën dhe fokusin e saj e ka mbështetur online. Kompania është e krijuar si emërtim i një grupi në LinkedIndhe më tej është zhvilluar në një databazë të pasur profesionesh dhe kompanish të ndryshme të cilat ndërlidhen mes tyre nëpërmjet Headhunter.

Grupi The HeadHunter ofron shërbime inovative në përzgjedhjen e personelit dhe rekrutimit në përgjithësi dhe motoja e tij është “inovacion dhe progres”.

Disa ndër shërbimet që ofron The Headhunter janë: Gjuetia e Menaxherëve Ekzekutivë, Rekrutimi, Stafi Me Qera, Trajnimet dhe Studimet e Tregut, si dhe Studimi i tregut mbi nivelin e pagave.

Së fundmi, pas suksesit të selektimit të herës së parë me mbi 20 kandidate fituese ndër rreth 100 aplikuese, për të dytën herë brenda pak muajsh, kompania prestigjioze e fluturimeve ajrore ndërkombëtare Kuwait Airways dhe kompania Meccti, i kanë besuar The Hedhunter procesin e përzgjedhjes së kandidateve për t’u bërë asistente fluturimesh (stjuardesa), i cili është në zhvillim. Ftojmë të gjitha kandidatet e interesuara të aplikojnë duke dërguar një CV në info@headhunter.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663