Punonjësit e OSHEE-së që kanë qenë në gatishmëri për riparimin e defekteve nga moti i keq do të shpërblehen. Kështu u shpreh sot ministri i Energjise dhe Industrise, Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-se, pas inspektimit të nënstacionit të Rexhepajve në Kukes, rajoni më i prekur nga temperaturat e ulëta dhe numri i defekteve.
“Operatori i Shpërndarjes ka parashikuar një shpërblim ekstra për të gjithë punonëjsit që kanë qenë në gatishmëri. Janë 1800 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Ata do të marrin një shpërblim shtesë dhe realisht e meritojnë. Shqiptarët kanë pasur mundësi të shikojnë kushtet e vështira në të cilën përballen punonjësit”,- tha Gjiknuri.
Pavarësisht gjendjes së gatishmërisë nga OSHEE, në shumë zona të vendit ka pasur probleme në furnizimin me energji elektrike.