Kontrolli i Lartë i Shtetit ka këllzuar penalisht përgjegjësin për sektorin e zhvillimit të projekteve të huaja dhe të brendshme zyrtar pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Sipas njoftimit të KLSH, shtetasi E.N i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në shumën e 9.4 milione eurove për projektet e by-pass-it të Fierit dhe atë të Vlorës. Kallëzimi i KLSH u bë pas një auditimi të ushtruar në këtë institucion.
Projekti i ndërtimit të By-passit të Fierit dhe Vlorës është zvarritur për tre vite me radhë dhe ende nuk dihet se kur do të përfundojë.