Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Dështon hekurudha me Kosovën, Shqipëria zgjedh Maqedoninë

$
0
0

hekurudhaShqipëria ka përcaktuar që më parë të ndërtojë linjë hekurudhore me Maqedoninë, sesa me Kosovën.

Në afat të shkurtër, lidhjen nëpërmjet binarëve me Prishtinën e ka jashtë planeve, shkruan sot Koha Ditore.

Për pasojë, projekti për hekurudhën Kosovë – Shqipëri, i reklamuar prej vitesh, nuk do të zërë vend në diskutimet e Samitit të Vjenës, ku gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 27 gusht për infrastrukturën rrugore që lidh kryeqendrat e rajonit.

Zyrtarët e të dyja shteteve edhe sivjet kanë folur për këtë projekt dhe kanë dhënë zotimet për të bërë përgatitjet e nevojshme, me synimin që për të, të sigurohet mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Por, deri tani, asnjëra prej qeverive të të dyja vendeve nuk ka bërë studim parafizibiliteti për hekurudhën.

Ministrat e Transportit kanë përmendur më herët shumën prej rreth një miliard eurosh, si kosto e hekurudhës dhe patën shprehur besimin se gjysmën e mjeteve do të mund t’i siguronin nga BE-ja.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663