Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Kreditë e buta për shtëpi/ Ja sa pikë dhe sa të ardhura duhen për t’i përfituar

$
0
0

auto_banesat_sociale-e14394724996971481098767Për strehimin, me rregulloren e re të miratuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, edhe bashkitë kanë përqafuar sistemin e pikëve, duke seleksionuar në fazë të parë aplikantët. Me këtë të fundit, sipas statusit familjar dhe kushteve aktuale të banimit, më tepër mundësi për të përfituar paratë do të kenë familjet që banojnë në shtëpi me ish-pronarë, ndërsa jo pak shanse u jepet edhe çifteve të reja me moshë totale nën 55 vjeç.

Për vitin që vjen, 4300 familje do të përfitojnë nga kreditë pa interes që do të japin bashkitë në fillim të vitit, nga të cilat gjysmat do të jepen nga bashkia e Tiranës. Kjo e fundit, në janar do të hapë procedurën për përfitimin tyre.

Por, në kategorizimin që është bërë nga komisioni përgjegjës, me fat do të jenë ata individë apo familje që përfshihen në më tepër se një nga grupimet e mëposhtme, pasi do të llogariten pikët e mbledhura, shkruan Shekulli.

Kështu familjet që banojnë në shtëpi me ish-pronarë kanë 20 pikë; familjet që kanë humbur shtëpitë në firmat piramidale grumbullojnë 15 pikë; familjet që bëhen të pastreha (shembje banese informale, lirim objektesh me funksione publike), për shkak të zbatimit të projekteve publike e ndërtimit të veprave me interes publik marin 15 pikë; ndërsa çiftet e reja në moshë mesatare totale deri në 55 vjeç fitojnë 15 pikë.

Pikë marrin edhe individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç (10 pikë) dhe familjet me më shumë se dy fëmijë (10 pikë).

Për verifikimin e të dhënave, si më sipër, familjet paraqesin dokumentet e përcaktuara në vendim, duke i dorëzuar në bashki. Zyrat përkatëse, në bashki, kryejnë verifikimet sipas legjislacionit në fuqi për dokumentacionin e paraqitur si më sipër dhe marrin konfirmim nga Zyra Qendrore dhe Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për pasuri, të regjistruara në emër të gjithë anëtarëve të familjes. Masa e subvencionit të interesave të kredisë, për familjet që kanë të ardhura më të ulëta se trefishi I masës së interesit mujor, duhet të jetë e barabartë me interesin vjetor të kredisë në tregun e lirë, sipas marrëveshjes. Këto familje paguajnë vetëm principalin e kredisë me interes 0 për qind.

Të ardhurat e familjes, pas pagesës së kësteve të kredisë, nuk duhet të bien më poshtë se niveli i plotë i ndihmës ekonomike të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Kufiri minimal i të ardhurave të këtyre- familjeve është sa trefishi i kësteve mujore të kredisë së subvencionuar dhe kufiri maksimal i të ardhurave mujore të familjes është sa trefishi i pagesës mujore të kredisë së pa subvencionuar nga shteti.

për familjet e përbëra nga 1-2 persona: 31 618 – 52 684 lekë

për familjet e përbëra nga 2-3 persona: 42 593 – 67 672 lekë

për familjet e përbëra nga 3-4 persona: 55 055 – 86153 lekë

për familjet e përbëra nga 4-6 persona: 69 748 – 109 875 lekë

Planet vendore, 180 milionë lekë për bashkitë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663