Nga data 1 mars 2017, në administratën publike nuk do të ketë më pagë më të ulët se 37,500 lekë.
Ky ndryshim nuk ka të bëjë me pagën minimale që llogaritet për efekt të kontributeve shoqërore, e cila gjithashtu parashikohet të ndryshojë së shpejti.
Sipas qeverisë paketa e rritjes së pagave dhe pensioneve parashikon që ta çojë pagën më të ulët në shtet në 37,500 lekë.
‘Piramida’ e re e pagave parashikon që: Nëse një specialist i kategorisë së tretë e ka pagën aktuale 35,500 lekë, rritja shkon në 37,900 mijë lekë.
E kështu, në mënyrë progresive ka një rritje, e cila kur vijmë tek paga bruto bëhet 589 mijë lekë.
Sipas kreut të qeverisë rritje mesatare e pagave në administratë do të jetë rreth 7%, ndërsa për pagën më të ulët rreth 36%.
Aktualisht numri i punonjësve të administratës publike llogaritet në rreth 110,000 persona. Qeveria gjithashtu ka bërë të ditur se nuk do të ketë rritje page për ministrat apo deputetët./Monitor