Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Vështirësohet mbledhja e të ardhurave, 4 mld lekë më pak në buxhet për 10 muaj

$
0
0

tatimet

Edhe pse qeveria rishikoi në ulje të ardhurat në buxhet në muajin shtator, sërish nuk ia ka dalë të realizojë planin. Deri në fund të muajit tetor arkës së shtetit i mungojnë 4 miliardë lekë. Vështirësitë më të mëdha janë shfaqur në mbledhjen e të ardhurave nga taksa më e rëndësishme, TVSH-ja.

Mbledhja e të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat duket se po bëhet më e vështirë në pjesën e dytë të vitit. Ndonëse në buxhetin e rishikuar në muajin shtator qeveria uli pritshmëritë në të hyrat në arkën e shtetit nga tatimet dhe taksat sërish nuk ia ka arritur qëllimit.

Sipas të dhënave fiskale ende të papublikuara zyrtarisht nga Ministria e Financave vërehet se për periudhën 10 mujore, të ardhurat kanë shënuar një ulje me 4 miliardë lekë krahasuar me planin. Administrata Tatimore dhe Doganore për periudhën janar-tetor 2016 ka dështuar në realizimin e të ardhurave me 3,6 miliardë lekë kundrejt pritshmërive. Performancën më të dobët e ka shënuar TVSH-ja me një deficit prej 4,7 miliardë lekësh krahasuar me planin.

Në rënie kanë rezultuar për këtë periudhë edhe Akciza dhe të ardhurat jo tatimore. Në analizën e bërë nga ministria e Financave mbi pritshmëritë e të ardhurave në buxhetin e këtij viti, theksohet se në këtë performancë të dobët kanë ndikuar kryesisht faktorët e jashtëm, ku cmimet e mallrave bazë në tregjet ndërkombëtare, si ai I naftës, vijojnë të mbeten të ulëta.

Megjithatë të krahasuara me një vit më parë të ardhurat e mbledhura në total si dhjetmujor rezultojnë në rritje me 7%. Një ecuri positive kanë shënuar të ardhurat nga Tatimi mbi fitimin me rreth 4 miliardë lekë, falë kontributit të kompanive të energjitikës. Deri në fund të shtatorit vetëm OSHEE ka paguar mbi 1,3 miliardë lekë tatim fitim.

MBLEDHJA E TË ARDHURAVE JANAR –TETOR 2016

TË ARDHURAT REALIZIMI NDAJ PLANIT

Nga tatimet e doganat -3,6 miliardë lekë

Nga TVSH-ja -4,7 miliardë lekë

Nga Akciza -1,2 miliardë lekë

Nga Tatimi mbi Fitimin + 4 miliardë lekë
/BW/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles