Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Ujet e medha në TEG paralizojnë trafikun në Tiranë

$
0
0

 

Ditën e shtunë ka qënë vetëm dita e tretë e uljeve të mëdha te TEG por kjo nuk i ka penguar qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që të dynden drejt qendres tregtare. Madje ky numër është aq i madh sa trafiku përgjatë autostradës që të çon në TEG është paralizuar plotësisht.

Markat më të njohura në botë si Zara, Mango, Okaidi, Spar, Jumbo, si dhe Neptun, apo dyqane të tjera kanë ulur çmimet deri në 50%.

Por TEG nuk ofron vetëm ulje, gjithashtu për kategorinë më të dashur për të gjithë ne,fëmijët çdo ditë janë organizuar shfaqje të ndryshme nga teatri kukullave, shfaqje cirku, dhe festime pa fund.

Drejtuesit e TEG njoftojnë që Shorteu I MADH do të hidhet ditën e djele, datë 20 Nëntor, në orën 18.00 ku për fituesin do të ofrohet një shumë prej 500.000 lekë për të bërë blerje në të gjitha dyqanet e TEG. Çdokush që ka bërë një blerje 1000 lekë e sipër ka mundësinë të jetë fituesi i këtij Shorteu të jashtëzakonshëm.

TEG do të jetë i hapur për qytetarët deri në orën 22.00 gjatë këtyre ditëve.

TEG, Qendra më e madhe në Shqipëri është pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në rajon.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Latest Images