Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Rrezik përmbytje në NënShkodër, Fierza arrin pikën maksimale

$
0
0

Ura-pasarela-Hec-Fierze-10-1024x683
Mësohet se në hidrocentralin e Fierzës shkarkimet nisën prej mbrëmjes së të enjtes teksa prurjet anësore e kaluan shifrën e 1000 metër kub për sekondë. Ndonëse ishte premtuar se nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit nuk do të kishte shkarkime, në fakt shkarkimet nisën.

Fierza aktualisht ndodhet në kuotën e 293 metrave, kur 296.5 metër është niveli maksimal. Prurjet anësore janë 120 metër kub për sekondë ndërsa po shkarkohen 800 metër kub ujë në sekondë. Specialistët e Fierzës bëjnë të ditur se HEC-i më i madh në vend po prodhon energji me kapacitet maksimal, teksa në punë janë 4 turbina.

Shkarkimet kanë nisur me qëllim menaxhimin e situatës pasi priten reshje edhe në vazhdim. shkarkimet nisen prej mbrëmjes së kaluar në orën 19:00, ndërsa më parë specialistët e Fierzës kishin përjashtuar mundësinë e fillimit të shkarkimeve.

Shkarkime ka edhe në hidrocentralin e Komanit, çfarë shton rrezikun për përmbytje në zonën e Nënshkodrës, pasi reshjet rinisën sërish dendur në orët e pasdites.

Shkarkimet në Fierzë kanë vështirësuar qarkullimin mbi urën e lumit Drin që lidh Pukën me Bajram Currin ndërsa këshillohet evitimi i lëvizjeve sa kohë shkarkimet të jenë të pranishme./Lajmiifundit/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles