Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kallëzuar në polici një firmë private, pasi fadroma që punonte në llogari të saj dëmtoi një fidër, duke lënë pa energji gjysmën e autostradës Tiranë-Durrës.
OSHEE thekson se fidra 7 u dëmtua gjatë kohës që mjeti punonte për të hapur një kanal, pas gjendjes së krijuar pas përmbytjeve.
“Një fadrome, po punonte per llogari të një kompanie private, e cila duke hapur kanal, dëmtoi fidrin nr 7, duke lëne pa energji elektrike të gjithe zonën, nga mbikalimi i rrugës për në aeroport, deri në Vorë, ku jane te shtrira nje pjese e mire e bizneseve anash autostrades.
Aktualisht OSHEE po kryen veprimet proceduriale së bashku me policinë, dhe kryer kallëzimin.”, citohet në njoftimin e OSHEE.