Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

ALBtelecom i bashkohet nismës “Adapto një kopsht”

$
0
0

AlbTelecom1Një tjetër kopsht në Tiranë,  Kopshti 20 ofron kushte bashkëkohore për 150 fëmijët që frekuentojnë atë. Kjo falë projektit “Adopto një kopsht” së bashkisë së Tiranës në bashkëpunimin me biznesin. ALBtelecom i bashkohet këtij projekti, duke dhuruar tavolina, bufe, etazherë, gardëroba për vogëlushet, gjithashtu dyshekë, jastëkë e çarçafë për ta.

Në ceremoninë e inaugurimit të ambienteve të Kopshtit 20 në Njësinë 3 morën pjesë: Kryetari i Bashkisë z. Erion Veliaj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj.Lindita Nikolla dhe Menaxherja e Çështjeve të Korporatës së ALBtelecom znj. Ledina Ferhati.

Veliaj shprehu kënaqësinë që qytetit të Tiranës i shtohet edhe një kopsht i rikonstruktuar falë kontributit të bashkisë dhe ALBtelecom, duke bërë të mundur ofrimin e ambienteve dhe kushteve më të mira për fëmijët.

“Jam shumë i lumtur që në Njësinë 3 hapëm sot një kopsht të ri. Më vjen mirë që ky kopsht ka edhe dhoma gjumi, të cilat nuk i kishte më parë, por ka edhe ambient shtesë për psikologun, si dhe për disa fëmijë me aftësi ndryshe”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se ky është kopshti i 25-të në total që tashmë është rikonstruktuar totalisht, ku 23 prej tyre u rikonstruktuan falë kontributit të donatorëve, që iu bashkuan nismës “Adopto një Kopsht”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, falënderoi Bashkinë e Tiranës dhe donatorët për gjithë punën që po bëjnë për fëmijët e qytetit, ndërsa garantoi se edhe edukatorët që shërbejnë në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës do t’i përgjigjen me mësimdhënien e tyre standardit të lartë që ofrojnë tashmë këto institucione.

Kjo nuk është hera e parë që ALBtelecom i bashkohet këtyre nismave apo ndërmerr projekte të pavarura sociale që kanë në fokus fëmijët.

AlbTelecom3

AlbTelecom2 AlbTelecom4

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663