Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Linjë direkte trageti Durrës-Rijeka/ Ministri Dervishaj takon ambasadoren e Kroacisë

$
0
0

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadoren e Kroacisë, Sonja Bujas Juraga.

Ministri Dervishaj dhe Ambasadorja Juraga, theksuan se marrëdhëniet politike mes dy shteteve janë të shkëlqyera, por duhet bërë më shumë në forcimin e raporteve ekonomike dhe në transport.

Ambasadorja Juraga, tha se shumë shpejt Shqipërinë do e vizitojnë përfaqësues të Portit të Rijekës, për të diskutuar nga afër me palën shqiptare për fillimin e një linje direkte trageti, Durrës-Rijeka.

Ministri Dervishaj, deklaroi se një nga synimet e tij, është zhvillimi i transportit detar, që ka  potencial shumë të madh, por ende të pashfrytëzuar.

Ambasadorja Juraga tha se ka interes në rritje nga pala kroate për vendosjen e një linje direkte fluturimi Zagreb-Tiranë.

Zoti Dervishaj tha se Ministria e Transportit, është e angazhuar maksimalisht, për të krijuar lehtësirat e nevojshme për të bërë të mundur vendosjen e një linje direkte trageti dhe ajrore mes dy vendeve. /Citynews


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles