Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Qeveria i heq minierën e kromit kompanisë turke KURUM

$
0
0

kurum
Ministria e Energjisë i ka hequr kompanisë turke KURUM koncesionin e minierës së kromit në Kalimash, asaj në Vllaha, si dhe dy fabrikat e pasurimit të kromit e bakrit, respektivisht në Kalimash dhe Golaj. Kontrata është zgjidhur në mënyrë të njëanëshme, raporton Top Channel.

Sipas vendimit, i cili mban datën 20 tetor, shkaku për zgjidhjen e menjehërshme të kontratës është se “KURUM”, së bashku me ortakun kinez “Sichuan Jiannanchun International Group Ltd”, nuk kanë përmbushur kushtet e kontratës.

Sipas dokumentit, shkeljet e koncesionarit janë të shumta. Më konkretisht, Ministria vëren se “KURUM” dhe kompania “Sichuan” nuk kanë realizuar planin e detyrueshëm të investimeve, nuk kanë filluar prodhimin sikurse detyrohet nga kontrata koncesionare, si dhe nuk kanë paguar në shtet tarifën vjetore të koncesionit prej 303 mijë eurosh.

1477314524241016_KROMI-KALIMASH_15_3

Për këto arsye, Ministria ka vendosur zgjidhjen e menjehërshme të kontratës dhe rikthimin e këtyre pasurive në pronësi të shtetit. Ajo e Kalimashit është miniera e dytë më e madhe e kromit në vend, pas Bulqizës. Sipas vlerësimeve zyrtare, rezervat e kromit në këtë minierë llogariten në 7.9 milionë tonë, me pastërti 25 për qind.

Kompleksi minerar i Kalimashit është shfrytëzuar gjatë kohës së komunizmit, por gjatë viteve ’90, për shkak të largësisë së madhe nga bregdeti, si dhe rënies së çmimit të kromit në tregun ndërkombëtar, miniera u shpall disa herë e falimentuar. Në vitin 2000, qeveria e kaloi kompleksin “në konservim” deri në vitin 2010, kur iu dha me koncesion bashkimit të shoqërive “KURUM” dhe “Sichuan”.
/tch/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles