Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

OSHE hedh poshtë Ahmetajn për turizmin

$
0
0

celaKa qenë vetë administratori i OSHEE-së Z.Adrian Çela gjatë një inspektimi të punës për mirëmbajtjen e rrjetit në Himarë, ai i cili në mënyrë indirekte i ka hedhur poshtë pretendimet e djeshme të ministrit Arben Ahmetaj se turizmi po shkëlqen sivjet.

Në fakt gjatë një njoftimi për shtyp, drejtuesi i OSHE ka pranuar mangësitë e shuma të energjisë elektrike në bregdet, edhe pse ka theksuar se gjithsesi kanë qenë më të pakta se një vit më parë.

“Është fakt se këtë vit kemi pasur një rritje të ngarkesës së rrjetit elektrik dhe shifrat e tregojnë vet, mjafton të bëjmë krahasimin e tyre nga vjet për të njëjtën  periudhë. Nga ana tjetër, në sajë të gatishmërisë që OSHEE shpalli që në fillim të muajit të shkuar, duke mobilizuar që nga zona e Vlorës deri në Sarandë 254 punëtorë u bë e mundur gadishmëria për eleminimin e avarive në një kohë sa më të shpejtë në Vlorë, Orikum, Dhërmi, Himarë, Qeparo dhe deri në Sarandë. Kemi arritur të ulim ndjeshëm jo vetëm numrin e ndërprerjeve të energjisë duke krahasuar vitin 2013 me 2014, por është ulur ndjeshëm dhe koha e riparimit të defekteve. Nëse krahasojmë periudhën Qershor-Korrik në tre vitet e fundit, këtë vit është ulur me më shumë se dy herë kjo kohë e riparimit të defektit. “, – u shpreh Çela.

Ai vijoi më tej duke shpjeguar se: “Duhet ta kuptoni se rrjeti elektrik është i rënduar në zonat bregdetare. Nuk ka një sistem energjitik në këto zona por ka vetëm tela elektrifikimi që janë bërë që në vitet ’70 kur është bërë elektrifikimi. Vetëm në sajë të një mirëmenaxhimi të sistemit kemi mundur të ulim sadopak ngarkesën. Në Shtator e në vazhdim, OSHEE ka planifikuar të ndërhyjë me një plan investimesh për të përmirësuar situatën për sezonin e ardhshëm deri në zgjidhjen përfundimtare që do të marrë në vitin 2017.”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663