Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

180 mijë shqiptarë janë kthyer nga Greqia 5 vitet e fundit

$
0
0

greket“Një numër i madh i shqiptarëve punojnë në Greqi, dhe kontributi i tyre në PBB shqiptare është mjaft i rëndësishëm,” ka pohuar për mediat e huaja, Ilir Gedeshi, një ekonomist në Qendrën për Studime Ekonomike dhe Sociale në Tiranë.

Rreth 180,000 emigrantë shqiptarë janë kthyer në shtëpi gjatë pesë viteve të fundit, teksa kushtet në Greqi janë përkeqësuar. “Por shumë të tjerë priten si rrjedhojë e krizës,” shtoi Gedeshi.

Gedeshi tha se punëtorët emigrantë u dërgojnë remitanca familjeve në shtëpi në vlerë prej 6 për qind të GDP-së në Shqipëri, apo rreth 400 milion dollarë.

“Edhe pse shuma ka rënë në vitet e fundit, ajo do të bjerë ndjeshëm, teksa punëtorët shqiptarë në Greqi janë duke parë vendet e punës e tyre të mbyllen, ose punëdhënësit e tyre nuk janë në gjendje t’i paguajnë ata,” vazhdoi Gedeshi.

Banka Botërore ka theksuar se presioni ekonomik dhe financiar në Greqi përbën një kërcënim shtesë ndaj rritjes në Shqipëri.

“Por ka kërcënime të tjera për ekonominë shqiptare”, tha Gedeshi. “Emigrantët grekë po kthehen në vend, dhe do të rrisin radhët e të papunëve. Kjo do të thotë se ata do të bëjnë kërkesa për mbështetje sociale të cilën qeveria shqiptare mund të mos jetë në gjendje ta përballojë. ”

Shkalla e papunësisë në Shqipëri ishte në 18 për qind në qershor, por mund të rritet ndjeshëm pasi emigrantët të kthehen nga Greqia.

“Ekziston edhe rreziku që emigrantët shqiptarë do të udhëtojnë në vende të tjera në Europë për të kërkuar punë, duke bërë presion në sistemet e mirëqenies sociale në këto vende,” shtoi Gedeshi./Monitor

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663