Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Çlirimi i tregjeve debatohet në Rrethin Liberal të Dardhës

$
0
0

RrethiLiberal1Forumi i liberalëve, një organizim i Fondacionit për Liri Ekonomike pranë UET, i kthyer në traditë prej 3 vjetësh diskutoi idetë për një ekonomi më të lirë dhe domosdoshmërinë e reformave liberale në vend. Genc Ruli, Elvin Meka dhe Selami Xhepa referuan mbi liberalizmin dhe liritë ekonomike në Shqipëri dhe rajon, duke cekur disa prej ndryshimeve të rëndësishme.

Etatizmi, mbirregullimi e mbetja nën sqetullën e shtetit e një pjese të sektorëve të ekonomisë në vend dhe i një sërë sektorësh që trajtohen si ekskluzivisht domene të qeverisë, është sipas liberalëve pengesa kryesore për ekonominë shqiptare.

Ky është përfundimi i diskutimeve në “Rrethi  Liberal të Dardhës”,  i cili mbylli takimin e tretë tashmë të një tradite, e cila këmbëngul në çlirim e tregut dhe për një shtet minimal.

Më shumë se 80 persona aplikuan për të marrë pjesë në këtë takim të organizuar nga Fondacioni për Liri Ekonomike pranë UET, ndërsa në panel kishte politikanë, biznesmenë, ekonomistë e pedagogë të cilët diskutuan gjerësisht për ekonominë liberale.

Genc Ruli, Elvin Meka dhe Selami Xhepa referuan mbi liberalizmin dhe liritë ekonomike në Shqipëri dhe rajon, duke cekur disa prej ndryshimeve të rëndësishme.

Administratori i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili, në fjalën përshëndetëse vuri në dukje se kohët janë të vështira për liberalizmin, ndërsa e krahasoi sfidën me Sizifin.

“Bota në vitin 2016” është një revistë vjetore që boton “The Economist” pak a shumë ka parashikimet se çfarë do të ndodhë në botë, del në fund të çdo viti dhe editoriali i këtij viti ishte “Kohë të vështira për liberalët”,” tha Çili, duke e vënë situatën në një kontekst më të gjerë se vetëm Shqipëria.

Sipas tij: “Ideja e këtij forumi nuk është gjë tjetër veçse një nga sintezat ose një nga stacionet e iniciativave që kemi marrë me krijimin e Fondacionit për Liri Ekonomike, me krijimin e këtij forumi të përvitshëm, Forumi i Tiranës për Liri Ekonomike, çmimi për doktoraturën më të mirë “Pashko”, klubi i debatit etj., janë disa piketa të një iniciative mbi liberalizmin ose mbi lirinë ekonomike që kemi ndërmarrë prej gati 5 vitesh”.

Ndërkohë Genc Ruli, një prej politikanëve përkrahës të liberalizmit në vend, e sheh si shumë të vlefshëm faktin që “mbahen ende forume dhe tavolina të tilla në Shqipëri. Besoni te kjo gjë ku jeni sot pjesëmarrës sepse ka vlerë të madhe”, tha ai.

Ai sidoqoftë vuri në dukje se “liberalizmi te ne ka një akumulim historik mjaft të pakët”, ndërsa theksoi se “grupimet politike shqiptare (kryesisht partitë) nuk kanë ndonjë përzgjedhje ideologjike konsistente, qoftë kjo tradicionale apo liberale, dhe sjelljet e tyre pro liberale përgjithësisht kanë qenë momentale, dhe pa vazhdimësinë e nevojshme për të konsoliduar rezultatet e politikave liberale të ndërmarra në momentet e mëparshme”.

Ruli ishte kritik me situatën aktuale duke folur për një shpërthim të populizmit kundër liberalizmit dhe për një ndërprerje apo halucinacione në ndjekjen e politikave.

Megjithatë Ruli vlerësoi se liberalizmi në Shqipëri si një proces reformash të vrullshme të ndërmarra dy dekada më parë ka bërë “transformime madhore”.

Por ai vë në dukje oshilacione  që i cilëson të paimagjinueshme e që shkojnë nga liberalizmi ekstrem te autoritarizmi.

Prof. asoc. Elvin Meka vuri në dukje nevojën për të krijuar mundësi të reja financimi për biznesin përmes “letrave me vlerë private”.

Meka kritikoi situatën në vend duke e cilësuar rregullimin e ekonomisë si “diktaturë e shtetit”.

“Për fat të keq në Shqipëri vazhdojmë të jetojmë në diktaturën e shtetit, çdo gjë udhëhiqet nga shteti, letrat me vlerë janë të shtetit. S’kemi dalë te pjesa e letrave me vlerë private”, tha Meka.

Profesor Elvin Meka, gjatë fjalës së tij në Rrethin Liberal të Dardhës këmbënguli në nevojën e një tregu privat të letrave me vlerë dhe ngritjen e një tregu të kapitalit, i cili do i mundësonte biznesit financim dhe po ashtu edhe një farë lirie prej krizës apo shtrëngesave që vijnë nga sistemi bankar pa konkurrencë.

 

RrethiLiberalSelamiXhepaXhepa: Shqipëria vuan nga represioni fiskal

Profesor Selami Xhepa bëri një prezantim me temën “Does Economic Freedom work in Balkan”, dhe ngriti disa pyetje për diskutim gjatë takimit në lidhje me lirinë ekonomike në vend dhe rajon.

“Lirinë ekonomike e konceptojmë si doktrinë filozofike dhe është normale që të paktën në ekonomi e kuptojmë si liri e individit për të zhvilluar prodhim, për të bërë konsum, për të bërë zgjedhjen e tij, shpërndarjen e kështu me radhë. Ky është raporti i individit me ekonominë që mos të jetë i varur nga shteti. Shteti në konceptin e lirisë ekonomike ka dy role. E para, duhet të mos e kufizojë lirinë ekonomike dhe e dyta, duhet ta ruajë dhe ta garantojë lirinë ekonomike. Këto janë dy funksionet thelbësore që ne konsiderojmë si doktrinë në raportin midis shtetit dhe mirëqenies ekonomike. Lidhja midis lirisë ekonomike dhe progresit material të shoqërisë në qoftë se nuk kemi një fondacion të vërtetë që e kuantifikon këtë lloj marrëdhënieje…?
Teza që unë kam sjellë, Ballkani në këto dimensione të lirisë ekonomike, si ka ecur tranzicioni dhe në cilën nga këto dimensione të lirisë ekonomike Ballkani është më mirë dhe në cilat është më pas. Ku çalojnë reformat dhe si ka qenë lidhja e këtyre treguesve të lirisë, me rritjen e ekonomisë, me mirëqenien e shoqërisë, e treta në formimin e kapitalit.
Mesatarja botërore e indeksit e lirisë ekonomike shkon në 60.7. Indeksi në rajonin tonë për liri ekonomike është nën nivelin e mesatares, pra rajoni jonë ende vuan nga mungesa e lirisë ekonomike. Diferenca midis vendeve është shumë e lartë dhe vendi ynë vuan nga represioni fiskal. Ballkani ka një progres, por është shumë modest, në veçanti në Rule of Law (Zbatimi i ligjit) dhe në korrupsion. Së dyti, diferencat midis vendeve janë shumë të forta. Kjo do të thotë se një vend që garanton për një kohë të gjatë lirinë ekonomike, mund të krijojë premisa të shëndetshme për të garantuar rritjen në progresin ekonomik. Së treti, kushtet fillestare të reformave kanë një rol fondamental. A është liria që prodhon mirëqenien apo mirëqenia është vënë në presion për lirinë?”

 

RrethiLiberalElvinMekaMeka: Duhet sistemi i letrave me vlerë private

Prof. asoc. dr. Elvin Meka: Për fat të keq në Shqipëri vazhdojmë të jetojmë në diktaturën e shtetit, çdo gjë udhëhiqet nga shteti, letrat me vlerë janë të shtetit. S’kemi dalë te pjesa e letrave me vlerë private

Profesor Elvin Meka gjatë fjalës së tij në Rrethin Liberal të Dardhës këmbëngul në nevojën e një tregu privat të letrave me vlerë dhe ngritjen e një tregu të kapitalit, i cili do i mundësonte biznesit financim dhe po ashtu edhe një farë lirie prej krizës apo shtrëngesave që vijnë nga sistemi bankar pa konkurrencë.

“Për fat të keq në Shqipëri vazhdojmë të jetojmë në diktaturën e shtetit, çdo gjë udhëhiqet nga shteti, letrat me vlerë janë të shtetit. S’kemi dalë te pjesa e letrave me vlerë private. Biznesi shqiptar ka vetëm një linjë të financimit afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë, i cili zgjat vetëm 10 vjet në banka për arsye të menaxhimit të riskut. Horizonti investues nuk mund të jetë kurrë për 10 vjet. Ka shtrëngesë të biznesit gjë që sjell shtrenjtimin e produktit”, tha Meka gjatë fjalës së mbajtur në Dardhë.

Prof. asoc. dr. Elvin Meka, zëvendës/rektor për Procesin Akademik në Universitetin Europian të Tiranës thotë se po ashtu vendi vuan mungesën e strategjive: “Rregullatorët, i miratojnë rregullat e sotme duke u nisur nga e tashmja, por i kanë mundësitë të kufizuara, të parashikojnë efektet që ato do të kenë në të ardhmen.”

Sipas tij ne kemi vetëm një shtyllë te mbështetjes financiare dhe nuk po krijojmë dot të dytën. Mungesa e letrave me vlerë private është sipas tij edhe një problem i konkurrencës sepse sa më pak institucione financuese të kemi aq më keq është.

“Duhet të kemi më shumë pjesëmarrës në treg, më shumë konkurrencë. Duke patur një risk të madh sistemik në treg i cili vjen për shkak se i tërë sistemi zotërohet nga bankat ose ndërmjetësimi bankar. Financimi varet nga krediti bankar, nëse ka krizë bankare të gjithë do të vuajmë nga ajo pasi nëse banka s’do të të japë kredi ti nuk ke se ku merr para. Sot bankat nuk japin për shumë arsye kredi, nëse tregohen shtrënguese ku do gjesh para… ?! Kjo është e vështirë”, tha Meka në Dardhë.

Sipas tij, vendi duhet të konsiderojë rrugë të tjera dhe një nga këto mënyra është financimi nëpërmjet obligacionit të korporatave.

“Shqipëria nuk ka treg kapital, është i vetmi shtet në Europë që nuk ka një treg normal të kapitaleve. Nuk kemi një rast suksesi në këtë drejtim që të fillojë të ndiqet si model, kemi rol të dobët të institucioneve jo banka, pasi është investuar fuqishëm vetëm për bankat. Duhet të ketë konkurrencë mes bankave, që të jenë më eficiente dhe do marrin parasysh më shumë kërkesat e klientëve. Duhet të fokusohemi te zhvillimi i tregjeve kapitale”, tha Meka në fjalën e tij gjatë forumit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663