Kreditimi ne stanjancion i ekonomise, ka nxjerre ne pah dobesine e inbestimeve publike kete vit. Eksperte te financave, mendojne se qarku i mbyllur ku eshte futur ekonomia: pak konsum, pak prodhim, e rrjedhimisht pak pune, mund te thyhet me nje impuls te forte ne investimet publike. Por ne tete muajt e pare te ketij viti, investimet publike, vijuan te mbeten larg objektivave te qeverise.
Sipas te dhenevate te raportuara nga vete ministria e financave, ne ekonomi munguan 3.2 miliarde leke. Ato nuk kane arritur te hudhen ne kohe ne qarkullim per ndërtimin e rrugëve, apo objekteve te tjera publike. Sipas Ministrisë së Financave, shpenzimet kapitale për 8-mujorin ishin 28.8 miliardë lekë, nga 32 miliardë lekë që ishte plani fillestar i vitit, duke qenë rreth 10% më të ulëta.
Mangesite me te medha ne investime u perkasin rrugeve, per ndertimin apo rikonstruksionin e tyre. Per kete vit, financat kishin parashikuar te investonin 21 mld lekë janë planifikuar për ndërtim dhe rikostruktim rrugësh, 5 mld lekë për investime në energji (përtej investimevë të vetë kompanisë) dhe 10,5 miliarde leke ne zhvillimin e rajoneve .
Ministria e Financave ka bere te ditur se ato qe kane mbetur mbrapa jane projektet me financim te huaj,ndersa ka ritheksuar se me rishikimin e buxhetit, projektet do t’i perafrohen mbylljes./ABC news/