Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Kompania britanike: Humbëm 15 milionë euro nga largimi i OMNIX

$
0
0
lalzRrahja e Faadi Mitrit, humbje për Shqipërinë”
Largimi i kompanise “Omnix Albania” e cila do te ndertonte nje resort ne zonen bregdetare te Gjirit te Lalezit nuk i ka kushtuar shtrenjte vetem shtetit shqiptar, por edhe nje kompanie angleze. “Chapman Taylor”, nje nder kompanite lider në botë në fushën e arkitekturës për projektim, nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka lajmëruar humbjen e 13 milionë paundëve apo të rreth 15 milionë eurove nga kontrata që kishte lidhur me “Omnix”. Shuma prej 15 milion eurosh per kete kompani eshte nje fitim i munguar qe do te perfitonte nese realizohej kontrata me kompanine e drejtuar ne Shqiperi nga kompania biznesmeni libanezo-amerikan Faadi Mitri. Kompania angleze kishte hartuar projektin e resortit turistik dhe do të mbikëqyrte zbatimin e tij deri në vitin 2018.
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë angleze, Kris Lanksbëri, i cili hartoi projektin e resortit turistik, i kontaktuar nga media, tha se humbja më e rëndë nga tërheqja e investimit është për Shqipërinë dhe se kompania e tij do të mendohet dy herë nëse do të investojë përsëri ne Shqiperi. Sipas Kris Lanksbëri humbja me e rëndë është për reputacionin e Shqipërisë.
Vendimi i kompanise “Omnix’ per tu terhequr nga investimi prej 150 milion eurosh ne Gjirin e Lalezit erdhi pasi administratoi i saj ne Shqiperi, libanezo-amerikani Faadi Mitri u rrah barbarisht nga persona ende te paidentifikuar dhe kesisoj edhe te paarrestuar./ABC

Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663