Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Transporti i udhëtarëve vetëm me autobusë, ja numri i ri i linjave sipas qarqeve

$
0
0

transport_1472632592-2522500Transporti ndërqytetës do të përfshihet në një reformë radikale që nga janari i vitit 2017. Bizneset e fushës duket se do të futen në tranzicion të thellë prej reduktimit të numrit të linjave dhe mjeteve të transportit.

Një udhëzim i Ministrisë së Transportohet që do të jetësohet më 1 janar të vitit që vjen përcakton se numri i linjave të transportit ndërqytetës nga 588 që janë aktualisht do të reduktohet në 326 linja.

Me rregullat e reja, 262 itinerare nuk do të funksionojnë më, teksa transporti ndërqytetës do të kryhet vetëm me autobusë.

Më herët, Ministria e Transportit i ka lajmëruar operatorët aktualë që të bashkohen në shoqëri në mënyrë që të licencohen pa ju nënshtruar konkurrimit.

E domosdoshme është gjithashtu që shoqëritë që do të licencohen, të rinovojnë 20% të flotës së tyre të autobusëve gjatë vitit të parë licencës, edhe gjatë 2017.

Nga ana tjetër, Bashkitë në të gjithë vendin duhet të përcaktojnë vendndodhjen e stacioneve për autobusët.

Numrin më të madh të linjave do ta ketë kryeqyteti me 44 të tilla, nga të cilat 34 janë vetëm në dispozicion të Bashkisë së Tiranës.  I dyti vjen Elbasani me 38 linja nga të cilat, Bashkia e Elbasanit do të administrojë 17 linja që do të transportojnë pasagjerë drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera.

Qarku i Fierit do të ketë 35 linja, nga të cilat 15 janë në dispozicion të Bashkisë së Fierit dhe 9 linja për Bashkinë e Lushnjës dhe të tjerat ndahen për Bashkinë e Divjakës dhe atë të Mallakastrës.

Qarku i Durrësit do të ketë 30 linja, nga të cilat 26 do të shërbejnë për Bashkinë e Durrësit dhe 4 të tjera për Bashkitë e Shijakut dhe Krujës.

Numrin më të ulët të linjave  e ka Qarku i Kukësit, me vetëm 13 të tilla, ku Bashkia Kukësit ka 7 linja, 4 për Tropojën dhe 2 për Hasin./Monitor/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663