Tarifa e sigurimit të detyrueshëm të makinave do të rritet 25% më shumë duke arritur një shifër prej 18200 lekësh. Kompanitë e sigurimeve kanë ndjekur një skemë sipas së cilës ato kanë hequr diferencimet sipas fuqive motorike të makinave duke e lënë çmimin e policës së sigurimit TPL të njëjtë për të gjitha makinat, pavarësisht fuqisë motorike që mund të kenë ato.
Janë tri arsye kryesore, të cilat kanë çuar në një vendim të tillë: sipas AMF-së pas një reflektimi primi i riskut nuk duhet të jetë më i ulët se 100 euro, çka do të thotë se, nuk mund të shiten polica nën këtë vlerë. Sipas raportimeve që vinin nga shoqëritë e sigurimeve rezultonte se, në bazë të bilancit të të dhënave të 6-mujorit primi i riskut ishte mbi 100 euro.
Arsyeja e dytë ka të bëjë me rritjen e aksidenteve të shumta kohët e fundit, ku sipas drejtuesve të shoqërive të sigurimit ekspozimi ndaj rreziqeve në një situatë të tillë, është akoma më i madh. Ndërsa arsyeja e tretë, lidhet me një rritje të taksës së sigurimeve, që ka hyrë tashmë në fuqi në janar të vitit 2016, ku kjo tarifë e re është reflektim i saj.
Në shifra konkrete nëse një drejtues automjeti, paguan për siguracionin e makinës së vitit të prodhimit 2004 me fuqi motorike 1399, 18312 mijë lekë, vitin e kaluar, i njëjti ka paguar 15230, pra afro 3000 lekë më pak.
Nga ana tjetër, sipas kompanive rritja e çmimit është shkak kryesor i rritjes së numrit të aksidenteve dhe primit të riskut. Tjetër shkak, sipas kompanive është edhe rritja që u bë me 7% nga Janari 2016, për taksën mbi primet e sigurimeve nga 3% në 10%. Më shumë rritje të çmimit për siguracionet e makinave ka patur për furgonat, kamionet dhe autobusët, ndërsa më pak për motorçikletat.
Produkti TPL e brendshme, në periudhën janar – qershor 2016, pati një rritje prej 4.10% të volumit të primeve të shkruara bruto sipas të dhënave të AMF-së. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.20% krahasuar me periudhën janar–qershor 2016.
Megjithatë, në krahasim me rajonin, Shqipëria vazhdon të ketë nivelin më të ulët mesatar të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik./Mapo.al/
Çmimet e mëparshme
Pas 2006 1600 ç 13 000 l
Para 2006 1600 ç 14 500 l
Pas 2006 1601 ç -2500 ç 15 500 l
Para 2006 1601 ç -2500 ç 15 700 l
Pas 2006 Mbi 2501 ç 15 800 l
Para 2006 Mbi 2501 ç 16 500 l
Çmimet e tanishme
Pas 2006 1600 ç 17 500 l
Para 2006 1600 ç 18 300 l
Pas 2006 1601 ç -2500 ç 18 500 l
Para 2006 1601 ç -2500 ç 19 000 l
Pas 2006 Mbi 2501 ç 19 200 l
Para 2006 Mbi 2501 ç 19 800 l