Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Pas koncesionit për Rrugën e Kombit, tjetër tender 164 mln Lekë

$
0
0

Tunnel_ThirraMinistria e Transporteve njoftoi një muaj më parë se kompania turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, ku kalimi do të bëhet me pagesë, edhe pse ende nuk është vendosur asgjë zyrtarisht.

Ndërkohë, një tjetër tender është publikuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Bëhet fjalë për mirëmbajtjen e tunelit të Kalimashit, tender që e ka vlerën 164 milionë Lekë. Afati për dorëzimin dhe hapjen e kërkesave është 13 shtatori 2016.

Sa i përket kalimit me pagesë në Rrugën e Kombit, banorët e zonës kanë kundërshtuar ashpër këtë gjë dhe ka nisur një peticion online për të mos e lejuar.

Edhe pse Ministria e Transporteve thotë se kalimi për banorët e zonës do të jetë falas ose me një çmim simbolik.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663