Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

SGS Automotive Albania mohon pretendimet e rreme të cituara kohët e fundit në media për punonjesit e saj në qytetin e Shkodrës

$
0
0

SGS-logoSGS Automotive Albania mohon pretendimet e rreme të cituara kohët e fundit në media për punonjesit e saj në qytetin e Shkodrës.

Burime mediatike kanë publikuar më datë 4 Gusht 2016 informacione të pasakta në lidhje me arrestimin e punonjësve të SGS Automotive Albania në Qendrën e Kontrollit Teknik Shkodër.

Duke përshëndetur institucionet zbatuese të ligjit për punën e tyre në drejtim të luftës kundër korrupsionit, dëshirojmë t’ju bejmë me dije se asnjë nga personat e arrestuar në qytetin e Shkodrës nuk është punonjës i shoqërisë koncesionare SGS Automotive Albania SHPK.

Informacioni i perçuar në media është i pasaktë dhe nuk asociohet kurrsesi me emrin e kompanisë SGS. Kompania nuk ka nën kontroll dhe nuk mban pergjegjësi per veprimet e paligjshme të qytetarëve dhe nuk toleron sjellje dhe aktivitete mashtruese.

SGS Automotive Albania është dhe do të jetë gjithmonë e hapur për të bashkëpunuar me organet ligjore në mbrojtjen e interesit publik.

Politikat e kompanisë tonë kanë në fokus sigurinë personale të qytetarëve dhe të familjeve të tyre dhe si e tillë mirëmbajtja e mirë e mjeteve është një domosdoshmëri absolute. Të gjitha automjetet që kanë kushtet teknike në perputhje me ligjin dhe normat në fuqi do të kalojnë testin e inspektimit. Nderkohë që qytetarët të cilët marrin shërbimin e ofruar nga SGS, paguajnë vetëm vlerën e tarifës zyrtare të kontrollit teknik të automjeteve.

SGS Automotive Albania u garanton te gjithë qytetarët se është e vendosur të zbatojë me rigorozitet Kodin e saj të Integritetit, dhe do të vijojë bashkëpunimin e saj të ngushtë me autoritetet shqiptare për të ndëshkuar çdo praktikë korruptive që cënon interesat e shtetit shqiptar dhe qytetarëve të tij.

Rreth SGS-se:

SGS është kompania lider në botë në fushën e inspektimit, verifikimit, testimin dhe certifikimit. SGS njihet në mbarë botën si pikë referimi për cilësi dhe integritet.

Me mbi 85,000 punonjës, SGS operon në një rrjet prej 1.800 zyrash dhe laboratorësh në mbarë botën.

Kontaktet: sgsautoalbania@sgs.com  tel: +355 44500480


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663