Ka pasur shumë debat se kush duhet të marrë meritat për projektin më të madh infrastrukturor në Shqipëri.
Megjithatë fakt është se ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatik në Shqipëri po ecën me hapa të shpejtë.
Vetë TAP ka bërë të ditur se kanë përfunduar 87.5 përqind e rrugëve hyrëse dhe urave në Shqipëri.
Agjencia e Azerbajxhanit, Trend, sjell disa foto nga punimet.
E gjithë puna do përfundojë brenda vitit 2016.
Gazsjellësi 870 kilometër do të sjellë gazin azer në Itali, duke kaluar Turqinë, Greqinë dhe Shqipërinë.
Në Shqipëri ai nis në Bilisht dhe përfundon 17 kilometër në veriperëndim të Fierit.