Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Qeveria indekson pensionet: Rritja 1.6% fillon nga data 1 gusht

$
0
0

Pensionistet-780x439Qeveria shqiptare miratoi në mbledhjen e radhës indeksimin e pensioneve, ku rritja për 635,000 pensionistë do të jetë 1.6%.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha se rritja do të bëhet për të gjitha kategoritë e pensionistëve dhe se është më e lartë se e një viti më parë. ( 1.3%). “Rritja e pensioneve do të zbatohet nga data 1 gusht 2016. Efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi nga data 1.8.2016 dhe deri në 31.12 2016 llogariten në shumën 662 milionë lekë dhe do të përballohen nga fondet e planifikuara për rritjen e pensioneve në Buxhetin e Shtetit për vitin 2016, pra vetëm për gjysmën e mbetur të vitit”, tha ministri Klosi.

Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projektvendim do të përfitojnë rreth 635,000 pensionistë, prej të cilëve

461,000 janë pensione qyteti, rreth 142,000 janë pensionistë që marrin pensione fshati dhe rreth 32,000 janë pensione të parakohshme suplementare të ish-ushtarakëve, policëve dhe punonjësve të Gardës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë, si dhe trajtime të veçanta, të ish-punonjësve të nëntokës, të industrisë ushtarake, ish-pilotëve, ish-ushtarakëve të nëndetëseve.

Krahas vendimit për rritjen e pensioneve, qeveria miratoi edhe disa vendime të tjera, siç ishte ai  “Për barazimin e masës së shtesës së pensioneve te posaçme shtetërore…” Vendimi rregullon një padrejtësi ndër vite ndaj një sërë figurash të vlerësuara, të artit, kulturës, sportit e shkencës, që kanë dalë në vite të ndryshme në pension dhe vendimet për pensionet e posaçme për këto personalitete kanë dalë në kohë të ndryshme. Këto pensione kanë qenë jo të barabarta, duke qenë se në vite të ndryshme trajtimet me pensione të veçanta kanë qenë të ndryshme. Për këtë shkak këta emra të shquar të këtyre fushave, ndaj të cilëve kemi të gjithë nderimin dhe respektin maksimal për kontributin që kanë dhënë, kanë marrë pension jo të barabartë. Sipas këtij vendimi parashikohet të përfitojnë 286 persona, të cilët aktualisht përfitojnë pension pleqërie ose familjarë dhe kanë kontribuar në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës.

Monitor.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663