Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

ALBtelecom merr çmimin e cilësisë “SAP Quality Award”

$
0
0

Kompania numër një e telekomunikacionit në Shqipëri, ALBtelecom, është përzgjedhur fituese e çmimit “SAP Quality Award” për Evropën Juglindore në kategorinë e Transformimit të Biznesit.

Pas një vlerësimi serioz dhe profesional të të gjitha kategorive të cilësisë, ky çmim i është dhënë kësaj kompanie pasi ka përmbushur të gjitha kriteret e cilësisë, të përcaktuara nga SAP për implementimin e sistemeve mbështetëse të biznesit.Vlerësimi është bërë nga një juri e pavarur, pjesë e së cilës ishin drejtues të  ndryshëm projektesh menaxhuese nga shtete të ndryshme dhe kompani prestigjoze.

Në forumin ku u dorëzua ky çmim, është diskutuar gjithashtu edhe për të ardhmen e vendimmarrjes menaxheriale në drejtimin e kompanisë dhe se si e transformon ajo fushën e financave, medias dhe të prodhimit.

Drejtori i Grupit të Inovacionit dhe Informacionit z. Vahap Yeroğlu është shprehur i kënaqur për këtë çmim, i cili dëshmon cilësinë dhe seriozitetin e kompanisë më të madhe të telekomunikacionit në Shqipëri dhe ka falënderuar veçanërisht të gjithë pjesëtarët e stafit që kanë kontribuar në zbatimin e projektin e transformimit të sistemeve mbështetëse të biznesit.

Aplikimi i sistemit SAP tek ALBtelecom sjell shumë përfitime, mes të cilave përmirësim të përvojës së klientit duke i dhënë mundësinë të kontrollojë koston në kohë reale; Reduktim të shpenzimeve operacionale, pasi numri i sistemeve që mirëmbahen dhe mbështeten zbret nga dy në një sistem të konverguar;

Gjithashtu sjell edhe reduktim të kohës së hedhjes së produktit në treg, pasi thjeshtëson konfigurimin e produkteve të reja në sistem. ALBtelecom ka një tjetër avantazh konkurrues, pasi produktet mund të hyjnë më shpejt në treg.

Gjithashtu, duke patur një mbikëqyrje të vetme të llogarisë së klientit, ALBtelecom ka një fushëpamje 360 gradë të konsumatorit në sistemin e marrëdhënies me konsumatorin, pavarësisht nga shërbimet tek të cilat ai regjistrohet. Gjithashtu, vlen të theksohet se aktivizimi mjaft i shpejtë i shërbimeve fikse dhe celulare ka sjellë rritje të kënaqësisë së klientit.

Janë gjithsej 10 elemente/principe të plotësuara gjatë implementimit të projektit, të cilat kanë bërë që ALBtelecom të meritojë këtë çmim prestigjioz.

  1. Ankorimi i vlerave të biznesit në projekt;
  2. Paracaktimi i kërkesave;
  3. Bashkëpunimi me grupet e interesit dhe përdorimi i një modeli të duhur;
  4. Garantimi i ndjekjes efektive;
  5. Personeli me elementë mjaft të aftë e të motivuar për projektin;
  6. Aplikimi i metodologjisë së përshtatshme dhe planifikimi për cilësinë;
  7. Identifikimi dhe menaxhimi i rreziqeve gjatë gjithë projektit;
  8. Shfrytëzimi i programit standard duke përdorur praktikat më të mira të ofrimit dhe zgjidhjeve;
  9. Arritja e përgatitjes në kohë e produktit;
  10. Përdorimi i menaxhimit të ndryshimeve organizative për të transformuar biznesin.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663