
I ndarë sipas fushave, pjesa më e madhe e dëmit prej 877 milionë lekë vjen nga abuzimet në fushën e prokurimeve dhe institucioni me abuzimet më të mëdha është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Sipas KLSH në katër muajt e parë të vitit pranë këtij autoriteti, janë konstatuar mbi 600 milionë lekë dëme ndaj buxhetit.
Në vend të dytë, ndër fushat me abuzimet më të mëdha renditet ajo e tatim-taksave me 461 milionë lekë dhe në vendin e tretë renditen doganat me rreth 364 milionë lekë.
KLSH thotë se për këto dëmë ka kryer kallëzim penal ndaj 7 zyrtarëve, prej të cilëve 5 janë aktualisht në hetim, ndërsa dy të tjera janë në vlerësim nga prokuroria. Organi kryesor i Auditit njofton se paralelisht ka kërkuar zhdëmimin e dëmit të shkaktuar në masën 1.7 miliardë lekë.
/ Top Channel